Gazzetta – Spalletti e ka vendosur ndryshimin e pare ne prag te Derbyt
Do edhe pese dite qe te vije Derby della Madoninna, por tranjeret e skuadra respektive po mendojne qe tani per ndryshimet e mundshme ne formacion.
La Gazzetta dello Sport, ne edicionin e saj online, ka folur per Antonio Candreven dhe deshiren e ketij te fundit qe te gjeje vetveten. Italiani me derbyt ka nje ‘feeling’ special.
Ne kampionat – nenvizon e perditshmja italaine -, sulmuesi zikalter ka luajtur tre ndeshje kunder kuqezinjve, duke mare pjese ne menyre aktive ne te pakten nje gol ne cdo ndeshje te luajtur: golin e pare me bluzen e Interit e ka shenuar pikerisht ne derby, ne ate ne fushen e Milanit ne fushen e ketyre te fundit.
Ne sfiden e kthimit, nje perle tjeter qe shtang Donnarummen per 1-0 momental, pas golit te Icardit qe shenoi 2-0 ne ate ndeshje qe ne fund perfundoi 2-2. Keshtu erdhem tek derby i ketij sezoni, ku njerin prej tre golave Icardi e shenoi pas nje krosimi perfekt te Candreves.
Ku i dihet, mbase pikerisht nen hijen e Madonnines ai do te ringjallet pikerisht ne kete ndeshje: Spalletti, qe e ka perdorur si trekuartist (pas shpines se sulmuesit) pikerisht ndaj Beneventos, mund ta perdore ne ate pozicion qe nga fillimi i lojes edhe ndaj Milanit te Gattusos per ta rigjalleruar pak ne loje. E pse jo, per te shmangur vershellimat e radhes dhe pakenaqesite e tifozerise zikalter.