Corriere – Spalletti me ide te qarta sot por ka vetem nje dyshim: ja formacioni anti-Lazio!
Corriere dello Sport ka shkruar kete mengjes ne faqet e saj per formacionin e mundshem zikalter qe pritet te zbrese ne fushe ne oren 20:45 ne Olimpico.
Sic e kemi thene edhe dje, duket se Spalletti i ka idete e qarta tashme per njembedhjete lojtaret qe do te zbresin ne fushe ne Olimpico ndaj Lazios.
Per Roberto Gagliardinin nuk ka lajme te mira, sepse pritet ta nise nga pankina.
Dyshimi i vetem ne kete rast per Spallettin eshte te fuse nga minuta e pare Vecino apo Borja Valero por pritet qe te jete Vecino me shume se sa Borja Valero duke pare strukturen e kundershtareve.
Per sa i perket te tjereve, ne mbrojtje do te jete Joao Miranda perkrah Skriniar.
Ky eshte formacioni sipas Corriere dello Sport:
Ne porte, Samir Handanovic
Ne krahun e djathte te mbrojtjes, i perhershmi: Joao Cancelo
Ne qender te mbrojtjes Milan Skriniar dhe Joao Miranda
Ne krahun e majte te mbrojtjes, Danilo D’Ambrosio
Ne qender te mesfushes si regjizor, Marcelo Brozovic
Perkrah kroatit per te bere punen e piset ‘pa top’, Matias Vecino
Trekuartisti i skuadres do te jete Rafinha Alcantara
Ne krahun e majte te sulmit, i perhershmi Ivan Perisic
Ne krahun e djathte, do te luaje Antonio Candreva
Dhe ne sulm, bomberi Maurito Icardi
INTER (4-2-3-1):
Handanovic; Cancelo, Skriniar, Miranda, D’Ambrosio; Vecino, Brozovic; Candreva, Rafinha, Perisic; Icardi.