Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,234 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta – Spalletti po mendon nje ndryshim rrenjesor ne mbrojtje sezonin qe vjen: ja cfare!

Gazzetta – Spalletti po mendon nje ndryshim rrenjesor ne mbrojtje sezonin qe vjen: ja cfare!
Inter Club Staff

Po sikur Spalletti te kete vendosur qe te beje nje ndryshim rrenjesor per sezonin e ardhshem per sa i perket mbrojtjes?

Te pakten keshtu mendon Gazzetta dello Sport, qe eshte zgjatur ne faqet e saj per kete teme.

Ja cfare shkruan e perditshmja italianen e faqet e saj:

“Spalletti ka idene e nje mbrojtje me tre lojtare? Kjo eshte nje hipoteze konkrete. Mbase jo per nje sistem baze, duke pare se bazat kete sezon i ka hedhur per 4-2-3-1, por eshte e qarte qe Luciano Spalletti, ashtu si gjithmone ka bere, do te punoje edhe per sisteme alternative.”

“Ai me nje De Vrij me shume, plus konfirmimin e Mirandas, mund ta beje realitet gjithesesi nje mbrojtje me tre lojtare.”

“Skuadra mund te zhvillohet ne nje 3-4-1-2 ose 3-4-3 natyrale edhe nese do te mungoje nje trekuartist (Rafinha? Nainggolan?) qe te mbeshese Icardi-Martinez pas shpines se tyre.”

“Eshte magjepsese ta mendosh, por natyrisht qe duhet gjendur ekuilibri i duhur qe te mos i lihet faza mbrojtese vetem tre lojtareve qendrore te mbrojtjes.”

“Do te duhen edhe dy aktore ne krahet e mbrojtjes qe mund te konvertohen edhe ne mesfushore krahu ne ndeshje e siper (D’Ambrosio dhe Asamoah jane ne skuader tani, por pritet te vije edhe dikush tjeter plus Candreva mund te luaje edhe ne te djathte), e gjithashtu edhe mesfushoret qe nendres duhet te luajne edhe me top edhe pa top.”

Siguria ne kete moment eshte se mbrojtja do te zgjidhet nga Spalletti vetem pasi te kete te gjithe lojtaret ne dispozicion. Por te mos harrojme se skuadres do i shtohet nje mbrojtes nga Primavera (Bastoni? Bettella?)”, nenvizon Gazzetta.

Disa tifoze te Interit nuk e kane me shume sy te mire mbrojtjen me tre, duke pare se eksperiencat e meparshme me kete skeme nuk kane qene asnjehere te sukseshme, por nga askush nuk mohoet qe do te donin te shikonin njehere ne nje ndeshje Miranden, Skriniar dhe De Vrij bashke.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.