Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | July 17, 2018

Scroll to top

Top

1,235 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta – Spalletti-show: ulerima ndaj Skriniar dhe ja formacioni qe po provon per sezonin e ri!

Gazzetta – Spalletti-show: ulerima ndaj Skriniar dhe ja formacioni qe po provon per sezonin e ri!
Inter Club Staff

Inter rikthehet qe te djersise ne Appiano Gentile dhe menjehere eshte Spalletti-show. 

Sipas Gazzetta dello Sport, eshte ai njeriu ne qender te vemendjes ne shtepine zikalter ku po zhvillohet grumbullimi para-sezonal.

“Ai vendos kohet e stervitjes, ne sensin e vertete te fjales. Pershendet gazetaret, ben shaka me tifozet (pak) ne fushen e lojes qe hyne per te takuar lojtaret. Por eshte ai qe zgjon edhe ndonje shpirt te pergjumur.”

“Tekniku zikalter eshte qe tani ne klimen Champions. Shikoni kete: taktika presingu ne nje fushe te reduktuar, me mbrojtesit e detyruar qe te bejne pasime te shpejta edhe ne zona te komplikuara. Telashe per ata qe kane frike. Por sa keq qe sapo nis, Danilo D’Ambrosio i pason topin De Vrij, ai pastaj Skriniar i cili nuk perdor mire trupin dhe kthen shikimin nga Handanovic. Sllovaku kontrollon keq topin dhe tac, autogol: “Cfare autogoli. Cfare ndodhi? Ja keto gjera vlejne tre pike per skuadrat e tjera”, uleret Spalletti.

Stop ketu. Per cfare e ka fjalen Spalletti? “Po, tre pike. Nje sepse nuk keni presuar mire. Dy te tjera sepse mbrojtesave ju fut frika (ne te vertete tekniku ketu perdori nje fjale tjeter…). Por jo, nuk duhet te keni frike.”

Ndonje e qeshur, ndonje pike force, por ne fakt takniku nuk ka shume deshire per buzeqeshje por deshiron pune.

Ai ka provuar nje formacion keto dite, nje formacion qe do te jete ai qe do te perdoret nga Interi ne kete sezon me te gjitha gjasat: 4-2-3-1.

Kjo dje ishte nje antipaste per ndeshjen test qe do te luhet neser ndaj Luganos, testi i pare i sezonit.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.