Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 20, 2020

Scroll to top

Top

622 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta – Spalletti shume i karikuar: ja cfare ka ndermend ndaj Lazios. Per sa i perket Mirandes…

Gazzetta – Spalletti shume i karikuar: ja cfare ka ndermend ndaj Lazios. Per sa i perket Mirandes…
Bujar Berishaj

“Luciano Spalletti eshte shume i karikuar”.

Eshte kjo shprehja te cilen perdore Gazzetta dello Sport per te pershkruar momentin e teknikut toskan.

“Deshiron ta kap Championsin sepse do te shenonte nje rikthim ne kompeticionin qe sipas tij Interi ka ne ADN por qe nuk eshte kapur nga gajshte sezone, duke tejkaluar keshtu normalitetin e quajtur Europa League ku zikalterit nuk kane marre pjese vitin e kaluar”, thote Gazzetta dello Sport.

“Edhe pse e di mire forcen e Lazios, ai eshte i bindur qe mund te kap objektivin dhe i beson djemve te tij dhe ka tre muaj qe ndjen se ka gjetur mekanizmat e duhur te skuadres”, lexohet.

“Brozovic si regista dhe Rafinha qe lidh repartet kane qene ndryshmet taktike me evidente por e gjithe skuadra ka ditur te dal nga ajo periudha e dimrit dhe qe prej humbjes me Genoas askush nuk mund te thote qe i ka dominuar zikalterit” shkruhet te Gazzetta dello Sport.

Spalletti po punon shume ne aspektin psikologjik, trajneri zikalter eshte ne gjendje te kontrolloj emocionet e grupit dhe te lidhet edhe individualisht me cdo lojtar.

Nderkohe sa i perket formacionit Miranda eshte rekuperuar plotesisht dhe do te kthehet si titullar kurse Gagliardini ne anen tjeter do te jete ne pankine.

Keshtu per momentin, favorit per te luajtur se bashku me Marcelo Brozovic eshte Matias Vecino qe ne kete rast do te preferohej para Borja Valeros, edhe sepse te dielen do te duhen edhe kilograme e centimetra perballe skuadres se Inzaghit.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.