Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

450 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta – Spalletti, statistikat ne transfertat angleze jane horror: ne 7 takime ai ka arritur te marre…

Gazzetta – Spalletti, statistikat ne transfertat angleze jane horror: ne 7 takime ai ka arritur te marre…
Inter Club Staff

Sigurisht qe nuk jane pikerisht maksimumi rezultatet qe Luciano Spalletti ka marre ne te kaluaren e tij si tranjer ne transfertat ne Angli.

Kete gje e ve ne dukje sot ne numrin e saj te perditshem Gazzetta dello Sport e cila thekson se Spalletti, tranjeri zikalter ka nje mesatare te frikshme kur udheton per te luajtur ne Angli me skuadren e tij.

Ja cfare shkruan e perditshmja italiane e cila ka hyre ne detaje tek cdo ndeshje e luajtur nga tekniku toskan ne Mbreterine e Bashkuar:

“Neser ndaj Tottenham ne Wembley te Londres, tekniku do te kerkoje nje rezultat tjeter ne krahasim me te kaluaren: ai ndermjet Middlesbrough, Manchester, Londres dhe Liverpool nuk ka arritur te fitoje dot asnjehere te marre nje rezultat pozitiv.”

“Qe prej Middlesbrough-Roma 1-0 te shkurtit 2006 tek Liverpool-Zenit 3-1 te shkurtit 2013, cdo gje ka shkuar per keq per Spallettin ne angli (edhe pse ne takimin e fundit me Reds, ata qe u kualifikuan ne fund ishin ruset).”

“Ndermjet Champions, Europa League apo Uefa, rezultatet per skuadrat e Spallettit kane qene gjithmone te njejta: 7 humbje ne 7 ndeshje, ku 5 here ka humbur 1-0 dhe ne mes eshte edhe humbja shume e thelle me Manchester United 7-1 kur United i Alex Fergusoi eleminoi Romen ne cerekfinalet e Champions ne 2007.”

“Kunder Boro nderkohe, skuader qe arriti te merte kualifikimin ne Olimpico me pas, por aty mjaftoi nje penallti dhe Spalletti tha: “Nuk kemi bere pothuajse asgje, jemi treguar naiv dhe kemi lene shume hapsira.”

“Por, pas humbjes ne Old Trafford e cila nisi librin e rekordeve negative per te, ai deklaroi: “Gabimi me i madh ishte te sulmonim si te cmendur tek 1-0. Nuk duhet te linim hapsira per kundersulme.”

“Nderkohe ne Champions 2008-2009, Chelsea fitoi 1-0 por Roma zhvilloi nej ndshje shume te mire, Luciano tha: “Kete ndeshje do e mbajme me vete gjithmone sepse na tregon rrugen e duhur per te dale nga kriza.”

“Pastaj eshte kualifikimi me Zenit qe erdhi ne fushen e ruseve, por edhe humbja me Arsenalin ku Roma kishte 7 raste te pastra per gol por humbet me nje penallti: “Shume kane luajtur poshte nivelit te tyre. Ne futboll forca dhe vrapi bejne diferencen, jo teknika. Ne Angli kete gje na e kujtojne gjithmone.”

“Dhe keshtu Spalletti deshiron qe te mos dale pa nje rezultat nga Anglia per te prishur trendin negativ. E kesaj radhe do te mjaftonte edhe vetem nje barazim per ti dhene buzeqeshjen tekniku zikalter.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.