Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

330 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta – Spektatoret ne Serie A: Interi pa rival! Skuadrat Milaneze…

Gazzetta – Spektatoret ne Serie A: Interi pa rival! Skuadrat Milaneze…
Inter Club Staff

Pas nje renie te rendesishme ne vitet e fundit, jemi perballe nje rikthimi te tifozeve ne shkallet e stadiumeve. Ne kete klasifikim, Interi komandon natyrisht, por menjehere pas zikalterve eshte Milani. Jo rastesisht, te dielen ne darke parashikohet nje tjeter sold-out si ne ndeshjen e pare kur u luajt me zikalterit prites. 

Vrapimi i dy ekipeve milaneze eshte entuziazmues – nenvizon Gazzetta dello Sport -. Pas etheve verore, qe me paraeleminatoret e Europa League, Milani ka sjelle ne stadium deri me tani 862 mije spektatore dhe sfida e neserme ndaj Interit plus ajo ndaj Arsenalit do te sjelle akoma me shume, aq sa do te kapet shifra 1 milion ne total.

Ndersa per sa i takon Interit, e cila edhe pa Europen, mban vendin e pare ne kampionat per mesatare tifozesh ne stadium me nje mesatare 55.769 spektatore ne 14 ndeshje. Duke konsideruar pothuajse 80.000 tifozet qe do te jene prezent te dielen, kuqezinjte do te kene nje mesatare prej 53,003 tifozesh ne stadium (ne 13 ndeshje).

Por zikalterit kane perpara nje ndeshje ndaj Juventusit ku pritet nje Sold Out tjeter si dhe ndaj Napolit pas 2 javesh dhe nuk e kane aspak ne rrezik vendin e pare, edhe pse Milani do te afrohet me derbyn.

Qyteti i Milanos eshte keshtu ne krye ne kete klasifikim te vecante te dashurise se tifozeve kundrejt ekipit te zemres. Perpara ekipeve te Milanos, edhe skuadrat qe po luftojne per titull duhet te dorezohen: vetem 43.031 tifoze per ndeshje ne Napoli dhe 38,372 tifoze per ndeshje ne Torino (Juventus).

Nderkohe Olimpicon e kane mbushur mesatarisht 36.720 tifoze per Romen dhe 26.500 per Lazion. Ndjekin nga pas Fiorentina, Genoa, Bologna, Sampdoria dhe Torino qe jane ndermjet 25,000 dhe 18,000 spektatore.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.