Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | February 25, 2020

Scroll to top

Top

7,778 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta – Spinazzola, Interi ka kerkuar teste te tjera dhe Roma eshte xhindosur: deshton shkembimi me Politanon?

Gazzetta – Spinazzola, Interi ka kerkuar teste te tjera dhe Roma eshte xhindosur: deshton shkembimi me Politanon?
Inter Club Staff

Marreveshja ndermjet Interit dhe Romes eshte arritur ne bazen e dy huazimeve me detyrim blerje per nje shifer rreth 27 milione euro por gjithcka eshte vene ne rrezik tani.

Sipas Gazzetta dello Sport, kjo marreveshje “pothuajse ka deshtuar”.

Keshtu, shkembimi i dy lojtareve Politano-Spinazzola per momentin eshte ne dyshim te madh.

Interi, pas vizitave mjekesore nuk i ka dhene asnje kontrate per te firmosur ish-lojtarit te krahut te Juventusit dhe Atalantes.

Per te eshte vendosur nga Conte qe ai te provohet edhe nga Pintus ne fushen e lojes ne Appiano: zikalterit nuk duan te rrezikojne sepse ai ka pasur shume probleme me demtimet ne te kaluaren.

“Ne Rome nderkohe e mendojne ndryshe dhe mendojne se kjo vonese nuk ka te beje me testet fizike por Interi thjesht ka dashur te fitoje kohe per te nderruar formulen nga detyrim blerje ne te drejte blerje.”

Ata nuk jane dakort me kete gje dhe e konsiderojne kete marreveshje pothuajse te deshtuar per fajin e Interit.

Nderkohe nga ana e Interit eshte mohuar te kete deshtuar dhe tregojne se tratativa eshte ende e hapur dhe do te ndodhe vetem me shkembime huazimesh, jo me shume.

Vlera qe lojtari do te kishte ne buxhetin zikalter do te ishte shume e madhe dhe Interi nuk deshiron te rrezikoje me te duke pare gjendjen fizike te lojtarit.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.