Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

372 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta – Strategjia eshte e qarte, ne ndjekje te mundesive. Dy te parat jane…

Gazzetta – Strategjia eshte e qarte, ne ndjekje te mundesive. Dy te parat jane…
Xhorxh Gellci

Interi shume aktiv ne merkato, por kush mendon se ne tavoline ka miliona euro, gabohet rende. Do te jete nje merkato ku Inter do te mundohet te gjeje mundesite me te mira per t’i shfrytezuar.

Mundesia e pare ne rend kronologjik quhet Bacary Sagna. 31-vjecari i Arsenalit shkon ne skadence kontrate ne qershorin e ardhshem, prandaj mund te vije ne Milano me kosto zero. Fakti qe nuk ka rinovuar akoma eshte nje sinjal i mire per zikalterit sepse sa me shume kalon koha aq me shume rriten mundesite per ta marre, duke konsideruar qe nese franko-senegalezi do te largohet nga Londra, opsioni i pare do te jete Milano. Per me teper, duhet thene se lojtari ndiqet nga nje agjent italian qe ka takuar Ausilion disa here gjate udhetimeve te tij ne Londer: sipas Gazzetta dello Sport ka optimizem.

Mundesia e dyte quhet Maxim Choupo-Moting: ka 25 vjet, luan ne Mainz dhe shenon shume ne Bundeslige. Wolfsburg po mendohet, por Interi edhe me shume. Ideja eshte ta marre me kosto zero dhe ta parkoje ne nje shoqeri mike per ta ndihmuar te rritet. Sipas disa zbulimeve, drejtori sportiv Ausilio ka takuar stafin e Choupo-Moting dhe jane hedhur hapat e pare. Eshte e vertete qe nuk behet fjale per nje bomber prej 15-20 golash, prandaj mund te mendojme per huazimin e pare per sezonin e ardhshem.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.