Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

876 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta – Sulmi i fundit per Islan. Punohet per mesfushen…

Gazzetta – Sulmi i fundit per Islan. Punohet per mesfushen…
Xhorxh Gellci

Java qe sapo filloi sot mund te rezultoje decizive ne frontin e lojtarit te krahut te djathte. Koha po kalon, Mazzarrit i nevojitet nje lojtar, prandaj duhet bere dicka.

Sipas Gazzetta dello Sport, sot do te jete nje dite e rendesishme per te kuptuar nese me Juventusin ka hapesire per te rihapur diskutimin Isla. Interi, pas nje pune shume javore me Juvenuts, eshte gati te vendose 7,5 milion euro, duke bere nje investim te rendesishme per ti dhuruar Mazzarrit nje element niveli, i nevojshem per te mbuluar vendin bosh ne te djathte, themelor per formacionin e Mazzarrit. Isla, per momentin gjendet ne Shtetet e Bashkuara me Juventusin, ne pritje te kuptoje te ardhmen e tij. Nese shoqeria bardhezi do te beje goditjen decizive me Zuniga-n, gjithcka do te ishte me e thjeshte. Nese Marotta do te arrinte te merte “Po” nga Napoli per Zuniga-n, do te hapej menjehere rruga per kalimin e Isla tek Inter, i cili per momentin eshte i bllokuar nga Conte pikerisht per kete arsye.

Por eshte e natyrshme qe Interi po mendon edhe per alternativa, nga Van der Wiel tek Janmaat, deri tek braziliani Wallace, qe kohet e fundit duket se eshte kthyer ne favorit. 19-vjecari i ardhur tek Chelsea nga Fluminense, do te largohet nga Londra ne huazim. Sic ka bere te ditur agjenti i tij, kerkohet edhe nga Napoli ne Itali dhe Vitesse ne Hollande. Por Inter eshte zgjedhja e tij e pare, e pelqyer si nga lojtari, ashtu edhe nga stafi i tij. Wallace, pervec te tjerash, ka qene shume gjate ne radarin e zikalterve, dhe Mourinho, tani tek Chelsea, mund t’i hape rrugen lehtesisht drejt fanelles zikalter.

Pervec krahut te djathte, sipas Gazzetta dello Sport, Interi po mundohet te kenaqe teknikun duke i dhene edhe nje mesfushor qe te jete i zoti ne fillimin e aksionit. Pavaresisht presionit te Fiorentines, Nainggolan ngelet gjithmone objektivi i pare, edhe sepse vete lojtari ka Interin si zgjedhjen e tij te pare, ne rast se Cellino do e lejonte te largohej. Alternativat nuk mungojne, gjithmone monitorohet Wellington, edhe pse ne javet e fundit ka dale me insistim emri i Taider. Priten zhvillime interesante ne javet e ardhshme, mbi te gjitha nese do te konkretizohej largimi i Kuzmanovic. Dy jane destinacionet e mundshme te tij: West Ham, dhe mbi te gjitha Sunderland, po mendojne seriozisht.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.