Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

586 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta – Sulmi i Interit nuk varet me vetem nga Icardi: ja sa shume zgjidhje ka tani per Spallettin

Gazzetta – Sulmi i Interit nuk varet me vetem nga Icardi: ja sa shume zgjidhje ka tani per Spallettin
Inter Club Staff

Nuk do te jete me asnjehre nje Inter i varur nga Icardi. 

Te pakten keshtu thote Gazzetta dello Sport e cila normalisht i kushton artikullin e saj golave te Interit dhe varesise se skuadres zikalter nga golat e kapitenit.

Sipas tyre, te pakten ne leter, merkato zikalter i ka dhuruar Spallettit shume zgjidhje sidomos ne sulm ku tekniku toskan do te kete ne dispozicion plot kater lojtar te rinj.

I pari eshte Lautaro qe mund te luaje sulmues i pare, ne krah por edhe si 10, i dyti Politano qe mund te luaje ne te tre pozicioniet pas shpines se Icardit, Nainggolan qe do te jete trekuartisti i skuadres dhe Keita Balde, nje xhol i vertete.

Me pak fjale, tekniku zikalter ka nje artileri te rende ne sulm.

“Ne kete moment, Spalletti po provon se sa kuptohen ne sulm Icardi me Martinez, por kujdes edhe opsioneve te tjera – paralajmeron Gazzetta dello Sport -.”

“Sepse Interi ka gjithmone nje Perisic ne motorr dhe tekniku toskan i ka idete shume te qarta per te.”

“Mund te provojme edhe mbrojtjen me tre ose mund te provojme edhe dy lojtare pas shpines se Icardit. Perisic do te jete Ronaldo yne, por duhet te mesoje qe te jete pak me shume i gatshem per tu futur ne qender”, tha Spalletti perpara disa kohesh ne nje interviste te tij.”

“Por kujdes edhe nga Karamoh, sepse eshte pare ne rritje te vazhdueshme nga viti i kaluar. Me pak fjale, Spalletti nese vjet nuk kishte pothuajse asnje zgjidhje, kete vit nuk do dije ke te zgjedhe me pare…”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.