Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

354 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta sulmon ashper Eriksen: “Eshte e pamundur. Nje lojtar si ai, nuk mund te gjuaje vetem…”

Gazzetta sulmon ashper Eriksen: “Eshte e pamundur. Nje lojtar si ai, nuk mund te gjuaje vetem…”
Inter Club Staff

Tashme eshte kthyer ne mode ne mediat italiane qe lojtaret e skuadres zikalter apo edhe vete tranjeri te kryqezohen.

Kishte ndodhur edhe perpara karantines qe nje lojtar si Christian Eriksen te vihej ne qender te vemendjes per keq, por tashme gjithcka ka rifilluar pas ndeshjes Inter-Bologna 1-2.

Kjo humbje e Interit ka futur gazetaret dhe mediat italiane ne gjuetine ‘e fajtorit’, dhe ne cdo ore qe kalon, kemi nga nje fajtor te ri.

Dikush thote Gagliardini, dikush Conte, dikush Eriksen e dikush Lautaro, por harrojne qe futbolli eshte nje sport grupi dhe jo individualitetesh. Gjithesesi, le te rikthehemi te ajo qe La Gazzetta ka shkruar per Christian Eriksen.

“Kemi thene te gjithe, Antonio Conte duhet te gjeje sa me pare nje pozicion per te futur ne skema Christian Eriksen sepse nje si ai nuk mund te rrine ne stol.”

“Por sot per sot po shohim nje Christian Eriksen qe luan dhe ne fushe gjuan vetem goditjet e kendit. Eshte e vetmja gje qe ben mire. Por nje si Eriksen, nuk mund te gjuaje vetem goditjet e kendit.”

“Conte ka meriten e tij, ka mbajtur Interin brenda kampionatit per nje periudhe me te gjate se Spalletti dhe largesia me Juventusin eshte ngushtesuar, por nuk eshte kjo ajo qe pritej nga nje si Conte.”

“Por Eriksen ne vend qe te dilte nje plus me shume, deri me tani ka qene nje minus i madh per Interin e tij.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.