Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

612 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta sulmon drejtuesit e Interit: “Objektivi i pare i madh ka deshtuar sepse Conte u mor per te larguar…”

Gazzetta sulmon drejtuesit e Interit: “Objektivi i pare i madh ka deshtuar sepse Conte u mor per te larguar…”
Inter Club Staff

Pas nje pjese te pare te dominuar dhe ne kontroll te plote, Interi humbi dhe me pas pesoi dy gol nga nje Bologna me 10 lojtare.

Nje humbje qe ka treguar edhe njehere limitet e kesaj skuadre ne syte e te gjitheve. Nderkohe, Gazzetta ka sulmuar fort edhe klubin zikalter per kete fakt.

“Jemi ne javen e 30 pothuajse dhe tashme nuk ka asnje alibi, asnje arsye, asnje shkak, marzhe tolerance dhe na takon e drejta per te kerkuar qartesi.”

“Nese Antonio Conte kishte nje mision fillestar per te normalizuar Interin, dhe te hiqte nga venat e saj ate venen e cmendur, nje virus sic e quante Spalletti qe ekzistonte ne Appiano, ai ka deshtuar ne kete mision.”

“Prandaj iku Luciano Spalletti nga Interi, pikerisht per kete virus. Nderkohe, objektivi i madh i Interit ka deshtuar dhe eshte e dukshme.”

“Skuadra e Interit ka mbetur e njejta e te gjithe viteve post Triplete e post Mourinho, nje skuader qe ne momentet e veshtire humbet fare, e pafuqishme per te reaguar.”

“Humbja e djeshme eshte nje tregues i kesaj. Eshte e pabesueshme se si nje skuader si Interi mund te fale nje ndeshje ne menyre te tille. Te jesh 11 kunder 10, te gabosh nje penallti, te pesosh me pas 2 e te marresh edhe vete nje karton te kuq. E cuditshme.”

“Interi mund te ishte sot -1 nga vendi i dyte por eshte +1 nga vendi i katert nderkohe. Mbase nuk do e pranojne kurre, por Conte deri me tani ka deshtuar ne objektivin e tij, e po ashtu edhe Interi ne objektivin e madh te saj.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.