Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,000 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta sulmon Federaten – Na prezantuat VAR, thate se sezoni ishte pozitiv: pse ndryshuat tani?

Gazzetta sulmon Federaten – Na prezantuat VAR, thate se sezoni ishte pozitiv: pse ndryshuat tani?
Inter Club Staff

Interi ka qene viktima e pare e protokollit te ri te VAR. 

Arbitri Mariani ka pare (keq) dhe ka vendosur nga fusha tre raste duke demtuar Interin: nje penallti shume e dyshimte pro Sassuolos, nje e mundshme ndaj Icardit dhe nje penallti e paster ndaj Asamoah.

Tre episode, te treja gabime dhe tek asnjera nuk ka qene mundesia qe VAR te nderhyje ne fushe.

Le te themi qe ndryshimet e reja shkojne ne te kundert me sezonin e shkuar kur VAR u quajt nje sukses dhe u tha se debutimi ishte shume pozitiv.

Po tani, pse ky hap prapa? Jo sepse duhej VAR per te pare episodet me mire ne Mapei Stadiom, por me siguri qe gabime kaq te medha nuk do te kishte ne fushe.

“Pavarsisht rregullores, ne fund eshte thjesht ceshtje kendveshtrimi – nenvizon Gazzetta dello Sport -. Por pyetja qe kemi eshte: kush eshte pergjegjes per ato sekonda kur duhet vendosur do te perdoret VAR apo jo?”

“A i thuhet arbitrit te ndeshjes pas pak qe sapo ka marre nje vendim te gabuar? Apo nuk i thuhet asgje? Sepse ai tifoz qe nga shtepia sheh pamjet dhe nuk e kupton dot se nderkohe qe ekziston VAR te ekzistojne keto gabime gjithashtu.”

“Tek transparenca jemi te gjithe dakort, duhet. Por pyetja thelbesore eshte ketu: pse te ndryshohet dicka qe u quajt e suksesshme?”

“Tifozet kane te drejte te pyesin pa dyshime, cfare ndodh kur behet nje gabim i permasave te Sassuolo-Inter dhe VAR eshte ne pune. Perse nuk merret parasysh?”

“Rregulloret jane te qarta dhe normalisht qe duhet ti respektojme. Por nuk eshte menyra e duhur kjo, sepse keshtu shtohen polemikat. VAR duket sikur nuk eshte permiresuar por sikur eshte reduktuar perdorimi duke shtuar gabimet.”

“Bilanci i Nicola Rizzoli, drejtuesi i arbitrave, duket se ka qene pozitiv gjithesesi pas javes se pare. Sipas tij ka pasur: arbitrime te mira, te sakta dhe rregullat jane respektuara edhe per VAR-in. Ne syte e tij, te diskutohen interpretime, vleresime, apo gjera si keto nuk eshte frutdhenese.”

“Ekziston nje protokoll, respektohet ai protokoll. Nese vihet ne pyetje kjo, kampionati perfundon ne kosh qe tani. Duhet te respektohen rregullat.”

“Por nderkohe qe Rizzoli thote keshtu, ne vend qe te shkohet perpara, po shkojme prapa. E Luciano Spalletti eshte i pari qe shkel mbi “iriq”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.