Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | January 20, 2021

Scroll to top

Top

648 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta – Sulmuesi i krahut, jo vetem Malcom: ja te gjitha alternativat e brazilianit

Gazzetta – Sulmuesi i krahut, jo vetem Malcom: ja te gjitha alternativat e brazilianit
Inter Club Staff

Ne kete moment, Malcom eshte profili me i perfolur dhe rezulton se eshte edhe emri i preferuar, por Interi po mban te hapur disa kanale komunikimi edhe me lojtare te tjere per sa i perket pozicionit te sulmuesit te krahut per te sjelle ne Milano per sezonin e ardhshem.

“Memphis Depay per shembull, nga Lyon, vleresimi i te cilit eshte diku tek 30 milione euro dhe ky cmim e ben teper te veshtire afrimin  e tij – nenvizon Gazzetta dello Sport -, eshte nje lojtar qe pelqehet shume  nga zikalterit.”

Por me pas kemi dy opsione nga skuadra e Sassuolos ne Serie A.

Emri i pare eshte ai i Matteo Politanos ne radhe te pare, i cili ka dhene pelqimin e tij per transferimin  ne Milano dhe kur cdo gje te jete me e qete, Interi do te te hidhet ne sulm (pas 30 qershorit).

Ndersa emri i dyte, vjen perseri nga Sassuolo dhe behet fjale per Domenico Berardi, i cili u rrit shume ne loje ne ndeshjet e fundit me skuadren e tij. Ai ka kohe qe pelqehet nga drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio por eshte nje emer qe nuk e ngroh shume Spallettin duke pare problemet e shpeshta fizike por edhe formen e tij jo te qendrueshme.

Gjithesesi, sipas Gazzetta dello Sport, emri me i pelqyer eshte ai i Federico Chiesa, lojtari qe pelqehet me shume tek Interi nga te gjithe, por vleresimi i te cilit eshte me i larti nga te gjithe emrat e perfolur. Lojtari i Fiorentines do te ndiqet nga afer dhe do te provohet sapo te hapet rruga e pare per te sepse ai mendohet si nje yll i se ardhmes nga te gjithe drejtuesit zikalter.

Keto jane te rejat me te fundit te sjella nga Gazzetta dello Sport per sa i perket alternativave te Malcom.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.