Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

343 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta surprizon: “Interi ishte kunder, por dy lojtare te larguar po behen gati te rikthehen ne skuader.”

Gazzetta surprizon: “Interi ishte kunder, por dy lojtare te larguar po behen gati te rikthehen ne skuader.”
Inter Club Staff

Radja Nainggolan dhe Ivan Perisic mund te rikthehen me te vetetet tek Interi? Kjo hipoteze, deri para pak mujash, ishte totalisht e pamundur edhe te merrej ne konsiderate.

Por tashme, kjo po behet cdo dite e me shume konkrete. Pse-ne e te gjithe kesaj, e shpjegon La Gazzetta dello Sport, e njejta media e shkruar qe e hodhi kete hipoteze edhe dite me pare.

“Prioritetet e merkatos se ardhme te Interit jane nje mesfushor muskuloz qe di te menaxhoje mesfushen mire, te futet ne zone e te shenoje, por me pas te fuqizoje edhe krahet, duke pare se Conte deshiron loje te shpejte edhe nge krahet.”

“Keshtu, kush me mire se Radja Nainggolan dhe Ivan Perisic mund te kompletojne organikun dhe te mbajne nivelin e kualitetit te larte duke reduktuar ne zero kostot per kartonat?”

“Interi ka qene kunder, por tashme te dy lojtaret jane gati te rikthehen.”

CESHTJA NAINGGOLAN – Ne diference me veren e kaluar, Conte mund ti jape te dy lojtareve mundesine per tu rikthyer tek Interi.

Nainggolan nder te tjera ne te kaluaren ka qene nje i preferuar i Contes dhe eshte lojtari qe i ngjan me shume Vidal.

Sezoni i ardhshem mund te jete ai kyc dhe mund te shohim mbase me ne fund Radja Nianggolan duke punuar me Antonio Conten.

CESHTJA PERISIC – Nese Bayern do e ekzekutoje te drejten e blerjes, Interi do te gjendet me disa milione euro me shume per ti investuar ne mekato.

Por nese Bayern nuk do e beje kete gje, atehere kroati do duhet te gjeje nje skuader.

Por eshte shume e mundshme qe ai qe shihej nga Spalletti si pergjigja zikalter ndaj CR7, te kthehet ne nje lojtar krahu per skemen e Contes?

Antonio duket se eshte i gatshem ti jape nje shans tjeter, nese Bayern nuk e blen. Dhe shanset qe Bayern te mos e bleje jane rritur ndjeshem duke pare se bavarezet po kerkojne ne merkato nje sulmues te krahut te majte.

Tashme nuk eshte aspak e pamundur qe sezonin tjeter ata te dy ti shohim ne skuadren zikalter duke luftuar per nje vend titullari.

Gjithcka mund te ndikohet edhe nga situata e pandemise qe nuk i lejon klubet te shpenzojne shuma te medha ne merkato.

As Interi nuk mund te beje perjashtim ne kete, edhe pse me shitjen e mundshme te Mauro Icardit apo Lautaro Martinez zikalterit mund te kene pak me shume liri.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.