Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,365 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta – Suso, Interi e ka seriozisht: ja oferta e pare qe pritet te bejne zikalterit tek Milani!

Gazzetta – Suso, Interi e ka seriozisht: ja oferta e pare qe pritet te bejne zikalterit tek Milani!
Inter Club Staff

Per Milanin dhe milanistat duket se makthi i kesaj vere nuk do te kete fund. 

Pasi UEFA i denoi dhe i vuri me shpatulla pas murit, tashme ata do te duhet qe te shesin me patjeter qe te rihyjne ne parametrat e UEFA-s per Fair Play Financiar sepse rrezikojne qe denimi jashte kupave te Europes te jete edhe me i gjate.

Keshtu, pikerisht per kete fakt, nje nga lojtaret me te mire te tyre, spanjolli Suso, mund te shitet kete merkato dhe mund te perfundoje tek kundershtaret e perjetshem te qytetit.

Per kete gje ka shkruar sot edhe Gazzetta dello Sport:

“Milani eshte ne telashe te medha per sa i perket Fair Play Financiar sepse drejtuesit deshtuan te respektojne rregullat e saj dhe pikerisht per kete motiv klubi kuqezi do te jete i detyruar te beje nje merkato ku nuk mund te shpenzoje ne asnje menyre me shume se sa do te shese.”

“Nje nga elementet me te perfolur per tu larguar nga Milani eshte pikerisht Suso per te cilin nuk mungojne sirenat e merkatos.”

“Mundesia me konkrete per lojtarin eshte ajo e Interit qe deshiron te investoje tek lojtari dhe pervec parave (rreth 10-15 milione euro) ofron ne kembim edhe Candreven – konfirmon Gazzetta dello Sport -.”

“Duhet pare tani se cfare do te ndodhe dhe nderkohe lojtari ka nje klauzole per jashte Italise prej 38 milione eurosh, por deri me tani askush nuk ka trokitur ne dyert e Milanit. Nderkohe qe jemi ne pritje se cfare do te ndodhe, dicka eshte shume e sigurt: Milani duhet te shese me patjeter dhe pikerisht kjo nevoje e tyre mund te shtyje Suso drejt Interit.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.