Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | August 8, 2020

Scroll to top

Top

477 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta – Te gjitha detajet e festes se 110 vjetorit te Interit: sa shume legjenda!

Gazzetta – Te gjitha detajet e festes se 110 vjetorit te Interit: sa shume legjenda!
Inter Club Staff

Te dielen ne darke per Inter-Napoli, spektakli do te jete unik ne Meazza.

Gjithcka me lart, fale festes se 110 vjetorit te Interit qe pritet ta beje kete ndeshje shume speciale. Pavarsisht dy muajve te fundit teper zhgenjyes per zikalterit, Interi mban vendin e pare me rekord mesatareje spektatoresh me 55.769 prezenca.

Ne kete ndeshje, pritet qe te kalohet shifra e 60.000 tifozeve, duke mos harruar edhe Napoletanet qe jetojne ne Milano qe do duan te shikojne idhujt e tyre nga afer. Por, ajo qe ka rendesi, eshte se kjo ndeshje do te kete shifra Championsi ne shkallet e stadiumit.

Gjithesesi, festa do te jete e dyfishte, sepse perpara ndeshjes do te kete feste per 110 vjetorin e Interit, edhe pse festa e vertete e klubit, qe ka lindur ne 09 Mars 1908, do te zhvillohet te premten me nje darke gala ku do te jene te ftuar legjendat zikalter dhe do te kete nje ceremoni per te shpallur fituesit e Hall of Fame Interiste.

Ne sulm do te kete nje vend per njerin ndermjet Ronaldo, Meazza dhe Altobellit. Ne mesfushe nje vend per njerin nga Mazzola. Matthaeus dhe Stankovic. Ne mbrojtje kandidatet jane Bergomi, Facchetti dhe Zanetti. Ne porte nderkohe emrat jane Zenga, Toldo dhe Pagliuca.

Per tifozet qe te dielen do te shkojne ne stadium, Interi ka menduar qe per te gjithe anetaret zyrtar te Inter Clubeve te kete nje ulje prej 30 eurosh ne cmimin e biletave. Ne fund, axhenda do i perkase vetem spektaklit ne fushe dhe nje koreografi e mrekullueshme ne shkallet e stadiumit qe fillon ne oren 20:30″.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.