Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,378 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta – Te shkelqyer Nagatomo dhe Ranocchia. Palacio fantastik, ndersa tre lojtare…

Gazzetta – Te shkelqyer Nagatomo dhe Ranocchia. Palacio fantastik, ndersa tre lojtare…
Xhorxh Gellci

Nje tjeter paraqitje e shkelqyer nga ana e Yuto Nagatomo (7), qe i ka sherbyer per te marre titullin e lojtarit me te mire ne fushe sipas Gazzetta dello Sport. Japonezi ka mbuluar mire krahun dhe ka meriten e asistit per avantazhin zikalter. Lojtar i rigjeneruar.

Duket se eshte kthyer ne nivelin e tij standard edhe Andrea Ranocchia (6,5). I sakte ne mbyllje, dhe i qarte kur duhet te filloje aksionin. Sinjale te shkelqyera edhe per Prandellin. Ndeshje e shkelqyer edhe nga ana e Kovacic (6,5) qe drejton skuadren. I mungon akoma pak ritem ndeshjeje, por eshte deciziv, dhe shume madje. Ritmi nuk i mungon as Rodrigo Palacio (6,5). Pas 5 minutash nga futja e tij, Interi shenon. Sakrifikohet ne krah per te lene Icardin ne qender. Lojtar ne forme shume te mire, dhe sulmi i Interi varet nga ai.

Per te mbyllur, 3 lojtare qe nuk kane arritur mjaftueshmerine: Pereira, Guarin dhe Alvarez. Dy te fundit jane te justifikuar, ndersa per te parin duhet pune, shume pune.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.