Gazzetta – Thohir firmos javen tjeter me 65%. Nderkohe…
Sipas Gazzetta dello Sport, tratativa mes Morattit dhe Thohir vazhdon shume mire, aq sa partneri i ri i presidentit duhet te marre 65%. Ka nga ata qe besojne se javen e ardhshme mund te vijne edhe firmat, edhe pse per kalimin efektiv te kuotave duhet te pritet shtatori.
Manjati indonezian e ka thene disa here nevojen per te krijuar nje partneritet ku secila pjese do te vendose kompetencat e saj ne sherbim te nje shoqerie qe duhet te rifitoje nje frymemarrje internacionale nen te gjitha drejtimet. Objektivi i menjehershem do te jete te rifutet ne Champions League, duke shfrytezuar me mire ne nivel komercial, aftesine e markes per te terhequr shume vemendje. Megjithate, jo aq sa e ka potencialin. Ne kete aspekt, Thohir ka shprehur shume kenaqesi per turneun amerikan te skuadres, i cili do te mbyllet me nje miqesore luksi kunder Real Madrid (10 gusht). Manjati e shikon kete ndeshje si nje vitrine te rendesishme, aq sa nuk perjashtohet nje udhetim ne Shtetet e Bashkuara.