Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,429 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta – Thohir heq dore nga Nainggolan. Nje tjeter franko-algjerian per Interin.

Gazzetta – Thohir heq dore nga Nainggolan. Nje tjeter franko-algjerian per Interin.
Xhorxh Gellci

Nainggolan tek Interi dukej se do te ishte e bere me ardhjen e Thohir. Gjithashtu manjati indonezian dukej i argetuar nga lidhja mes tij dhe mesfushorit te Cagliarit. Gjithcka e bere?

As ne enderr. I njejti indonezian ka ngelur i shokuar, kur gjate takimit me Morattin te javes te shkuar, ka marre vesh kerkesen e Cellinos per mesfushorin: 15/18 milion. Me gjithe respektin per lojtarin, edhe Thohir ka kuptuar sa e ekzagjeruar eshte kerkesa dhe totalisht jashte merkatos. Nese pastaj shtohet qe nuk do te jete Thohir qe do te beje merkaton e Interit, lojtari  i Cagliarit ngelet per momentin larg. Pavaresisht shtyrjes te firmes per te blere rreth 70% te Interit bashke me Roeslani-n, per te cilen do te duhet te pakten 1 jave per shkak te procedurave bankare, ishte shume e qarte qe 43 vjecari  i Xhakartes nuk do te influenconte ne kete sesion merkatoje. Doren ne portofol per merkaton do te filloje ta vendose qe nga janari dhe gjithashtu plani i tij ber rritjen e vleres te markes Inter, nuk eshte i lidhur ngushtesisht me Nainggolan.

Megjithate, Interi nuk ka ndermend te qendroje pa nje hyrje te re ne qender te mesfushes, prandaj ka vendosur te ngreje telefonin dhe te filloje te flase me Bolognen, per ate qe mund te jete franko-algjeriani i dyte ne skuader pas Belfodil: Saphir Taider.

Per moshen dhe mundesine e permiresimit, pervec se ndiqet prej kohesh nga zikalterit, Taider ka patur edhe aprovimin e Thohir. Mesfushori, ne fakt, pershtatet me projektin e indonezianit ne stilin Arsenal: lojtare te rinj me shume perspektive dhe me paga te uleta. Sigurisht, tratativa duhet akoma te filloje, por raporti mes dy klubeve eshte i shkelqyer, sic tregojne marreveshjet per Khrin dhe Capello, dhe duke patur parasysh qe Bologna ka treguar interes per Mbaye. Pa harruar qe Taider eshte shok shume i ngushte me bashkekombasin Ishak Belfodil, me te cilin ndajne edhe agjentin George Atangana. Bologna mund te kerkoje 8 milion por ka mundesi te futet edhe ndonje lojtar ne shkembim. Se shpejti do te kete nje takim.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.