Gazzetta – Thohir i shoqeruar nga dy partnere. Ne Keshillin e ri, Morattit…
Mes Morattit dhe Thohir, tanime eshte gjithcka e vendosur dhe mungojne vetem firmat. Indoneziani eshte rinisur per Xhakarta duke lene detyrat e nevojshme per mbylljen e operacionit tek bashkepunetoret e tij.
Pas takimit te trete koke me koke mes te dyve, eshte kuptuar qe Thohir nuk do te jete i vetmi qe do te hyje tek Interi. Prej kohesh, dihet qe do te shoqerohet nga Rosan Roeslani, por sipas te rejave te diteve te fundit, atyre te dyve do u bashkohet nje element i trete qe do te beje pjese ne Interin e ri. Behet fjale per Handy Soetedjo, indonezian, qe Moratti e ka njohur se fundmi dhe eshte partner i manjatit ne blerjen e nje kuote minorance te Philadelphia 76ers. Por te rejat nuk perfundojne ketu: familja Moratti do te ruaje tre anetare ne Keshillin e ardhshem Administrativ, qe do te kaloje nga 14 aktuale (nga te cilet 6 jane Moratti), ne 7 elemente. Ndersa ne marreveshjen e meparshme mendoheshin 2 Moratti ne nje Keshill me 5 anetare.
Per sa i perket zerave qe Massimo Moratti do te largohet perfundimisht brenda 2-3 vjetesh, Gazzetta dello Sport shpjegon: “Kjo varet vetem nga deshira e tij. Ne Paris nuk eshte certifikuar asnje marreveshje ose detyrim ne kete aspekt.”