Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

881 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta – Tifoze te Interit, a jeni normale? Shifer e cmendur abonimesh te shitura deri me tani…

Gazzetta – Tifoze te Interit, a jeni normale? Shifer e cmendur abonimesh te shitura deri me tani…
Inter Club Staff

Interi rikthehet te “shohe perseri yjet” dhe abonimet zikalter po fluturojne me plot kuptimin e fjales. 

Tifozet zikalter deri me tani kane bere dicka te mrekullueshme: jane kaluar 20 mije abonime edhe pse jemi vetem ne fillim te muajit korrik.

Kjo eshte nje e dhene qe tregon se sa shume e kane pritur me padurim zikalterit rikthimin e Interit ne futbollin qe vlen, ne Champions League.

Ja cfare shkruan Gazzetta dello Sport sot:

“Ne sezonin e fundit Interi ka fituar me distance kampionatin e tifozerise: me shume se 57 mije tifoze ka qene mesatarja e tifozeve ne San Siro (Milani ishte i dyti me 52 mije tifoze).

“Me shume tifoze ne nje ndeshje jane regjistruar me 78 mije tifoze (sold out) dy here: nje here me Milanin ne derby dhe nje here kunder Juventusit.”

“Me shume se nje milione tifoze ne total ne 19 ndeshjet e luajtura ne shtepi ne Serie A – kujton Gazzetta dello Sport -.”

“Spalletti qe eshte shume i kujdesshem gjithmone me rolin e tifozerise, vetem pas pese ndeshjeve te para vjet shkroi ne profilin e tij: “klauzola juaj nuk ka cmim, jemi te nderuar nga pasioni juaj.”

“Nje pasion qe vazhdon te rritet duke lexuar numrat e cmendur keto dite.”

“Ne fillim te qershorit ishte perfolur per nje +30% abonime me shume ne krahasim me nje vit me pare ne te njejten periudhe duke kaluar edhe 10 mije abonime.”

“Ne fund te 2017-2018, mendohet se abonimet kane qene ndermjet 26-30 mije (qe Interi nuk i tregon per zgjedhje personale te dhenen e sakte).”

“Por tani jemi ne kuoten 20 mije abonime dhe me shume mundesi do te tejkalohet edhe 30 mije. Por mos harroni, jemi vetem ne fillim te korrikut.”

“Pyetja qe lind natyrshem eshte: Tifoze te Interit, a jeni normale? Vetem duartrokitje per ta.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.