Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

2,044 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta – TOP-PLAYER i Interit? Mazzarri. Me të skuadra…

Gazzetta – TOP-PLAYER i Interit? Mazzarri. Me të skuadra…
Xhorxh Gellci

Merkatoja u mbyll dhe i shume-deshiruari nga tifozet si lojtar i madh ose top-player nuk arriti. Vetem lojtare te rinj dhe te talentuar me nje cmim qe nuk i fut ne listen e atyre qe mund te quhen lojtare te medhenj. Duket si nje fraze e bere vete ose fjale sa per te kaluar rradhen, por faktet flasin qarte: Interi e ka nje Top-Player dhe ai eshte Mazzarri, ai eshte lojtari i madh i ardhur tek Interi!

Ta zgjerojme pak me shume: ne krahasim me vitin e shkuar kane ndryshuar shume gjera ne menyre pozitive. Sinjali i pare: tre ndeshje zyrtare dhe pothuajse gjithmone e njejta skuader, gje e cila konfirmon qe tekniku po punon mbi skemat dhe distancat mes reparteve, dhe vetem duke luajtur bashke me vazhdimesi, lojtaret mund te kuptojne me mire. Sinjali i dyte: per pjesen me te madhe te kohes, ne fushe po zbret skuadra e vitit te shkuar. Te rinjte, dhe ne vecanti Icardi dhe Belfodil, nuk kane shenuar akoma, ndersa Taider perdoret me pikatore, edhe sepse nuk ka zhvilluar pregatitjen verore dhe i duhet me shume kohe. 10/11 e skuadres jane prej vitit te shkuar, por gabojne shume here me pak dhe kane nje Campagnaro me shume, nje lider te ri ne mbrojtje. Blerjet e reja mund te futen me qetesi, edhe sepse kura Mazzarri ka bere qe ata te vitit te shkuar te kthehen ne forca te besueshme. Mbi te gjithe: Alvarez dhe Jonathan. Ka patur nje permiresim gjeneral mbi te gjithe lojtaret individuale, por lojtari i krahut brazilian duket nje tjeter nga ai i viteve te meparshme. Nagatomo luan gjithmone dhe shenon, Alvarez ka rezistence, shpirt sakrifice dhe shume me pak pauza; Ranocchia ka ulur shume gabimet dhe Guarin eshte shume i lidhur me Interin.

MORALI – Mazzarri po i rivlereson te gjithe duke i bere te vrapojne ne fushe.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.