Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,876 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta – Transformimi i Ricky Maravilla. Vrapon dhe luan si kurre me pare. Numrat…

Gazzetta – Transformimi i Ricky Maravilla. Vrapon dhe luan si kurre me pare. Numrat…
Xhorxh Gellci

Nese Interi e ka nisur kampionatin me kemben e duhur, nje pjese te mire te merites e ka Ricky Alvarez. Argjentinasi duket nje lojtar i transformuar ne krahasim me sezonin e shkuar, kur dukej si nje trup i huaj ne skuader, aq sa ne vere ishte folur konkretisht per nje shitje te tij.

Fale kures Mazzarri-Pondrelli, tani Alvarez duket nje lojtar tjeter; vrapon shume, vendos si nje numer 10. Ka nga ata qe thone qe Ricky Alvarez i afrohet shume Kaka-se ne momentet e tij me te mira, por mund te themi me siguri se ai lojtari i vjetshem shume prane largimit (River, Genoa, Porto) eshte shnderruar ne nje lojtar te ri, qe te cudit per vazhdimesi, vendosmeri, efikasitet, shpirt sakrifice, temperamet etj. Mesfushorit te quajtur Ricky Maravilla, i eshte dashur dy vjet qe ta meritoje me vertet ate mbiemer, por i ka dhene te drejte Piero Ausilios qe ka besuar gjithmone tek ai. Ne dy sezonet e shkuara, Ricky ka patur mos-vazhdimesine si difekt kryesor. Ndersa tani me Mazzarrin, pervec se eshte shnderruar ne nje lojtar me vazhdimesi, eshte edhe shume here me teper konkret. Mrekulli? Sigurisht jo. Tekniku zikalter i ka folur duke i thene: “Veprimi i fundit ngelet, dhe futbolli nuk eshte vetem faze fillestare. Pra, nese e nis mire nje aksion, duhet ta perfundosh akoma me mire.” Lojtari mund te permiresohet akoma, por sic ka thene edhe Mazzarri, ka karakteristika qe mund ta bejne top-playerin e vertete te Interit.

I ardhur dy vjet me pare, per nje shifer qe se bashku me bonuset, shkon ne 9,5 milion, tani pas vetem 5 ndeshjesh, duke perfshire edhe Kupen e Italise, vlen te pakten 5 milion me shume. Sektori i tij  preferuar ne fushe jane krahet, por eshte vene re se edhe si i brendshem ne anen e djathte te mesfushes, jep rezultate te shkelqyera. Ne zone futet pak, por me Sassuolon ja ka dale mjaft mire. Per te, 26 topa te rekuperuar, 14 raste te krijuar (eshte i dyti pas Totti me 23 dhe para Vidal me 13) dhe plot 90,1% pasime te realizuara me sukses. Driblime te realizuar? Jane plot 23 nga 29 te tentuara dhe mesatarja e notes se tij eshte 6,8, e njejte me ate te Campagnaro dhe Palacio, mbrapa asaj te Militos, i cili ka bere vetem nje ndeshje. Ricky eshte nje lojtar ndryshe.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.