Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,313 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta – Tre dyshimet e Walter Mazzarrit: merkato, UEFA Champions League dhe perpjekje.

Gazzetta – Tre dyshimet e Walter Mazzarrit: merkato, UEFA Champions League dhe perpjekje.
Ardis
  • On 13/12/2013, 12:15

Tre dyshime per Walter Mazzarrin, ashtu sic tregon Gazzetta dello Sport, tekniku toskan kerkon qe te sqaroje disa pika me shoqerine dhe ka shqetesime ne vecanti ne lidhje me disa koncepte: rezervat per te investuar ne merkato, objektivi Champions dhe ekipi per tu menaxhuar qe te mos ngelet “pa fryme”. Ja dhe lista:

Pak rezerva per merkaton Walter Mazzarri e ka kuptuar qe ne merkaton e dimrit Interi ka shume pak mundesi manovrimi per te forcuar ekipin. Vetem nese thesari per te ri-investuar vjen nga nje shitje shume e mire (Guarin?Ranocchia?). Nuk eshte e lehte as te shesesh Pereiran (qe u ble 11 milione) dhe Kuzmanovic, edhe pse per te dytin mund te vihet ne jete shkembimi me Marquinho-n qe do te luante ne vend te uruguajanit.

Pritshmerite Champions – Rendesia per te hyre midis tre vendeve te para per te fituar te pakten fazen e paraeleminatoreve te Champions League eshte shume e qarte. Edhe pse te marresh pjese ne kete kupe me prestigjioze do te garantonte 30 milione. Nderkohe Mazzarri nuk kerkon qe te shese iluzione tek tifozet, duke pare qe ekipi praktikisht eshte pothuajse i njejte qe sezonin e kaluar perfundoi e nenta. Shqetesuese eshte deshira e klubit qe kerkon te aktivizoje te rinjte qe duhen rritur akoma.

Rreziku shtrengues – Tekniku i San Vincenzos eshte i bindur qe ka marre maksimumin nga ekipi aktual. Ekziston frika, nese ne janar nuk vijne forcimet e duhura, skuadra ne fazen e dyte rrezikon te kete nje “rrugetim” te njejte me ate te sezonit te kaluar, “nje renie te lire”, duke marre me pak se nje pike ne muajt e fundit te kampionatit. Edhe pse disa lojtare (Cambiasso dhe Palacio mbi te gjitha) nuk mund te pushojne.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.