Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | June 25, 2018

Scroll to top

Top

439 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta – Tre lojtare te Primaveres tek Genoa dhe nje tek Sassuolo: ja emrat dhe detajet

Gazzetta  – Tre lojtare te Primaveres tek Genoa dhe nje tek Sassuolo: ja emrat dhe detajet
Inter Club Staff

Jane oret me te rendesishme ne shtepine Inter ku po mbyllen marreveshjet e shitjes se lojtareve te Primaveres per shkak te Fair Play Financiar. 

Aksi me i nxehte i merkatos per keto tratativa eshte Genova dhe Milano, ku tek Genoa mund te perfundojne tre lojtare.

Emrat e tyre jane Emmers, Valietti dhe Radu me Salcedon qe do te perfundoje ne Milano.

Kete gje e konfirmon La Gazzetta dello Sport e cila me pas shton:

“Palet do te takohen edhe sot per ta mbyllur kete tratative, edhe pse mbi Emmers zikalterit kane ende disa dyshime. Per te mbetet ende e hapur edhe hipoteza Chievo.”

“Interi po tenton te rekuperoje 45 milione eurot e plusvalencave te kerkuara nga Fair Play Financiar brenda 30 qershorit pikerisht fale gurave te cmuar te Primavers dhe ka vene ne pjate edhe kartonin e Nicolo Zaniolo.”

“Lojtari 18 vjecar eshte shume afer Sassuolos. Drejtori sportiv i tyre, Giovanni Rossi, sapo eshte rikthyer nga Emilia pas eksperiences tek Cagliari dhe eshte gati te investoje 6 milione euro qe te veshe ate me bluzen e Sassuolos.”

“Interi do te mbaje mbi lojtarin e datelindjes 1999 te drejten e riblerjes natyrisht si per te gjithe lojtaret qe do te jepen nga Primavera.”

“E ne fund, dy lojtare te tjere te Primaveres mund te perfundojne ne huazim tek Venezia ku do te shkoje tranjer Stefano Vecchi ne Serie B: behet fjale per portierin Michele Di Gregorio (do te rinovoje me pare deri ne 2022 me Interin) si dhe sulmuesi Matteo Rover.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.