Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,779 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta – Virusi FIFA godet perseri: alarm per Sanchez dhe D’Ambrosio, sot vizitat mjekesore

Gazzetta – Virusi FIFA godet perseri: alarm per Sanchez dhe D’Ambrosio, sot vizitat mjekesore
Inter Club Staff

Virusi i Fifas ka goditur perseri shume klube dhe mbi te gjitha Interin. 

Alexis Sanchez dhe Danilo D’Ambrosio – nenvizon sot Gazzetta dello Sport – jane rikthyer me heret nga sa ishte parashikuar ne Milano per shkak te demtimeve te pesuara me Italine dhe Kilin.

Ata sot do te kontrollohen nga doktor Volpi per te pare shkallen e demtimit. E veshtire te kuptohet ne kete moment entiteti, por gjendja eshte shume shqetesuese dhe Antonio Conte eshte teper i shqetesuar gjithashtu.

Stafi i Kilit diten e djeshme ka leshuar nje komunikate ku eshte hedhur jo pak panik te tifozet e Interit. Ata shkruajten dje se Sanchez ka pesuar nje demtim ne tendina, dhe ky demtim zakonisht do deri ne 3 muaj te rekuperohet.

Por qe te dilet ne kete perfundim, duhen bere te gjitha vizitat e nevojshme me rezonance magnetike. Keshtu qe do te kishte qene me mire qe te ishte pritur pak perpara se stafi i Kilit te kishte dale ne ate perfundim. Te gjithe shpresojne qe ata ta kene pasur gabim. Nese del e vertete ajo qe ata kane thene, Sanchez mund te mungoje deri ne fund te dhjetorit.

Nderkohe, edhe D’Ambrosio diten e djeshme ka lene Kombetaren e Italise dhe ka treguar se “ka frike se mos ka frakturuar gishtin e vogel te kembes”. Nese do te ishte e vertete edhe kjo, Danilo mund te qendroje jashte per 3-4 jave.

Dy lajme aspak te mira per Interin nga Kombetaret keto por duhet pritur edhe disa ore per te marre nje pergjigje perfundimtare.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.