Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

748 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta – Vrap, muskuj dhe shume te tjera: ja pse Asamoah do te jete titullar me Spallettin

Gazzetta – Vrap, muskuj dhe shume te tjera: ja pse Asamoah do te jete titullar me Spallettin
Inter Club Staff

Kwadwo Asamoah ka qene nje prej blerjeve te para te ketij Interi qe si asnjehere tjeter ka qene shume aktive ne merkato. 

Zikalterit e kane siguruar ganezin qe pa u mbyllur ende kampionati, por me kerkese te tij nuk e kane bere publike marreveshjen duke qene se ai ishte ende nen kontrate me Juventusin.

Ai do te vije keshtu me parameter zero qe nga Juventusi, po te njejten menyre qe eshte siguruar edhe partneri i tij i mbrojtjes tek Interi, hollandezi Stefan De Vrij nga Lazio.

Cuditerisht Interi kete vit ka mbyllur 2 marreveshje per 2 lojtare pa u mbyllur ende sezoni dhe 5 marreveshje transferimi ne total (Stefan De Vrij, Kwadwo Asamoah, Lautaro Martinez, Radja Nainggolan dhe Matteo Politano) pa u hapur ende zyrtarisht merkato e sezonit te ri (data zyrtare ishte 01 Korriku 2018).

Por sot ka shkruar nje shkrim special La Gazzetta dello Sport per njerin prej blerjeve te Interit, pikerisht per Asamoah.

Ja cfare shkruajne ata ne faqet e tyre:

“Ne nje vere plot me goditje te rendesishme per Interin, Kwadwo Asamoah eshte njeriu ‘normal’ i blerjeve, qe ka ardhur pa shume zhurme, por ganezi pritet te jete nje titullar i padiskutueshem tek Interi.”

“Ai do te tentoje qe te thyeje mallkimin e krahut te majte te mbrojtjes zikalter qe ka djegur shume lojtare ne vitet e fundit.”

“Por ganezi per Luciano Spallettin do te jete nje xhol i vertete: ish lojtari i Juves di te mbroje shume mire por di edhe te sulmoje mjaft mire, di te modeloje lojen e tij sipas kundershtarit qe ka perballe dhe eshte besnik i udherave taktik te tranjereve.”

“Ka moshen e duhur dhe eksperiencen e nevojshme (madje edhe nderkombetare) per te ndihmuar Interin edhe ne Champions League ku eksperienca duhet me patjeter.”

“Interi me Asamoah do te kete me shume fizik, me shume vrap por edhe me shume stabilitet.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.