Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

783 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta – Vrsaljko, ja sa do te shpenzoje Interi ne total per kroatin!

Gazzetta – Vrsaljko, ja sa do te shpenzoje Interi ne total per kroatin!
Inter Club Staff

Gazzetta dello Sport flet me optimizem per blerjen nga ana e Interit te kroatit Vrsaljko. 

Ai eshte nje nga objektivat me te rendesishem te Interit ne kete moment.

Klubi zikalter deshiron qe te zevendesoje Cancelon me nje lojtar te nje niveli te larte dhe deshiron mbi te gjitha qe te vere ne dispozicion te tranjerit sa me shpejt lojtarin qe mungon ne krahun e dajthte.

Deri me tani, profili i kroatit pelqehet me shume se cdo lojtar tjeter nga drejtuesit por edhe nga vete Spalletti.

E perditshmja italiane La Gazzetta dello Sport sot eshte munduar qe te zbuloje edhe shifrat e mundshme te transferimit te tij tek Interi.

Per ta, zikalterit do te shpenzojne 5,5 milione euro per huazimin dhe 16,5  milione euro per blerjen pas nje viti.

Keshtu, totali i transferimit te kroatit ne fund do te jete rreth 22 milione euro.

Atletico Madrid i kishte nisur negociatat me nje kerkese prej 30 milione eurosh por ne kete moment duket sikur do te pranoje oferten e Interit.

Shume decizive ne kete tratative ka qene puna e agjentit Riso qe ka vene ne pune edhe ‘zemren’.

Tek Interi ne fakt Vrsaljko do te gjente edhe shojet e skuadres kombetare, Marcelo Brozovic dhe Ivan Perisic por edhe ish-shokun e skuadres Politano me te cilin ka luajtur tek Sassuolo.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.