Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | September 20, 2018

Scroll to top

Top

422 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta – Vrsaljko, qetesohet Inter. Ja cfare problemi ka pasur dje. Nderkohe lojtari deklaron…

Gazzetta – Vrsaljko, qetesohet Inter. Ja cfare problemi ka pasur dje. Nderkohe lojtari deklaron…
Inter Club Staff

Kroacia dje u shtyp totalisht nga Spanja duke pesuar gjashte gola. 

Gjithcka filloi pas daljes se Sime Vrsaljko nga fusha e lojes: deri ne ate pike, kroatet kishin luajtur shume mire madje duke shkuar edhe shume afer golit.

Nderkohe mbrojtesi zikalter ishte njeri nga protagonistet duke mbrojtur shume mire por duke ndihmuar shume edhe ne sulm.

E fiks ne minuten e 17 erdhi edhe demtimi ne gju qe e detyroi te dilte jashte fushes se lojes por qe me sa duket ka qene i lehte.

“Ne fund te ndeshjes interisti doli doli nga fusha duke ecur normalisht duke konfirmuar se nuk behet fjale per dicka te rende”, tregon sot Gazzetta dello Sport.

Nderkohe, edhe vete lojtari ka folur per Sport Mediaset pas ndeshjes dhe ka siguruar te gjithe:

“Jam mire, eshte nje problem i vogel qe kam pasur edhe ne Boteror” ka kujtuar mbrojtesi zikalter dhe ka shtuar:

“Tani duhet qe ta zgjidh duke folur me mjeket e Interit. Por kam ndjere nje djegie.”

Keshtu, gjithcka do te meret vesh me siguri vetem pas vizitave qe lojtari do te zhvilloje sapo te rikthehet ne Milano ne qendren mjekesore Humanitas di Rozzano dhe pasi te vizitohet nga doktoret zikalter.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.