Gazzetta – Wallace nuk perjashton Islan, qe do te vendoste ne merkato…”
Inter po punon ne merkato per te rregulluar krahun e djathte. Wallace, prej dje, eshte praktikisht nje lojtar i Interit. Pas ardhjes te tij ne Milano, sot ne mengjes do te beje vizitat mjekesore dhe pastaj do te jete ne dispozicion te Mazzarrit. Megjithate, ardhja e lojtarit te krahut nuk perjashton mundesine per nje lojtar tjeter. Sipas Gazzetta dello Sport, Mauricio Isla eshte gjithmone ne horizont, dhe diskutimi do te hapej sapo Juventusi te mbylle tratativen per Zuniga.
Tratativa mes zikalterve dhe bardhezinjve ne fund te korrikut ishte praktikisht e mbyllur por tani mund te rihapet dhe ti jape Mazzarrit lojtarin qe do te kishte deshiruar ne pregatitjen e Pinzolo. Nese pervec Wallace do te vije dhe Isla, Jonathan do te jete kandidati qe mund te largohet.