Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | February 24, 2021

Scroll to top

Top

313 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta: “Zbardhet totalisht oferta e Interit per Kumbullen: ja shifrat dhe detajet”. Verona e refuzon?

Gazzetta: “Zbardhet totalisht oferta e Interit per Kumbullen: ja shifrat dhe detajet”. Verona e refuzon?
Inter Club Staff

Lazio po provon te futet ne mes per Kumbullen, por Interi eshte kunderpergjigjur me oferten e pare zyrtare.

Marash Kumbulla eshte objektivi i madh i mbrojtes per Lazion por edhe per Interin, pertej Juventusit qe po ndjek nga larg te rejat me te fundit.

Mbrojtesi shqiptar i Hellas Verona konsiderohet si nje investim i drejte per repartin e prapavijes si per te tashmen por edhe per te ardhmen.

Igli Tare, ashtu si ju treguam edhe dje, po provon qe te rrembeje Kumbullen nga konkurenca. Sipas asaj qe shkruan TuttoMercatoWeb, drejtori sportiv i Lazios ka filluar kontaktet me Veronen ditet e kaluara duke tentuar qe te djege Interin dhe Juventusin.

Klubi veronez kerkon 35 milione euro ndermjet shumes fikse dhe bonuseve, por Lazio po punon per te ulur kerkesen.

Presidenti i Hellas Verona, Maurizio Setti, shpreson qe te krijohet nje ankand i vertete per lojtarin dhe te premten ai ka marre oferten e pare zyrtare nga Interi.

18 milione euro plus kartonin e Eddy Salcedo ne kembim. Nje propozim ky i gjykuar si i pamjaftueshem nga Verona dhe qe eshte refuzuar.

Po priten te reja per sa i perket kesaj piste ne oret ne vazhdim. Marotta nuk duket i dorezuar aspak edhe pse oferta e pare eshte refuzuar.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.