Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 6, 2022

Scroll to top

Top

641 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta zbulon: “A e dini se cfare ka ndodhur tre heret e kaluara kur Interi ka pasur 59 pike pas 25 javesh?”

Gazzetta zbulon: “A e dini se cfare ka ndodhur tre heret e kaluara kur Interi ka pasur 59 pike pas 25 javesh?”
Inter Club Staff

Diten e djeshme ka qene fitorja e gjashte radhazi per Interin, qe ka mundur skuadren e Parmes ne Tardini.

Interi ka konsoliduar keshtu vendin e pare ne klasifikim, duke marre me vete edhe nje +6 mbi Milanin e vendit te dyte.

Numrat jane ne anen e zikalterve, ashtu si shkruan edhe La Gazzetta dello Sport ne numrin e saj te perditshem.

“Interistat nuk duan ta permendin shume fjalen Skudeto, sepse me te drejte mendojne se eshte ende heret.”

“Por askush nuk e mohon dot qe ajo fjale eshte ne mendimet e te gjithe tifozerise qe keto kohe nuk mendojne per gje tjeter.”

“Por ky Inter eshte me te vertete i frikshem, sepse mjafton te shikosh numrat dhe e kupton qe eshte ne shinat e duhura.”

“A e dini cfare ka ndodhur tre heret e meparshme (kjo eshte hera e katert) qe Interi ka mbledhur te pakten 59 pike pas 25 javesh?

“Eshte fituar gjithmone kampionati: ne 2007, ne 2008 dhe ne 2009. Ne fund trofeu ka mberritur ne Milano.”

“Eshte nje statistike kjo qe autorizon nje mendim legjitim. Te henen Atalanta do te jete perballe, por nuk eshte pengesa e fundit.”

“Por mund te jete e parafundit, duke qene se me nje fitore te shtate radhazi diferenca mund te rritet akoma edhe me shume.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.