Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 6, 2022

Scroll to top

Top

2,438 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, nje ‘super blerje’ ne nivel drejtuesish: “Klubi zikalter i ka rrembyer Dortmund nje gjeni ne fushen e…”

Inter, nje ‘super blerje’ ne nivel drejtuesish: “Klubi zikalter i ka rrembyer Dortmund nje gjeni ne fushen e…”
Inter Club Staff

Nje ‘blerje e re’ ne nivel drejtues per Interin. Nga Borussia Dortmund ne fakt ka ardhur nje drejtues shume i rendesishem.

Behet fjale per Matthias Zerber, 44 vjec, ku 24 vite nga keto i ka kaluar ne brendesi te klubit verdhezi, ku aktualisht eshte administrator i deleguar i BVB Merchandising GmbH.

Nderkohe, ka qene vete ai qe ka dhene nje interviste per shtypin gjerman, ku ka treguar se tashme do te transferohet tek Interi.

“Ketu kam njohur persona fantastik, me te cilet jam lidhur shume. Qe prej dites se pare e deri me tani.”

“Prandaj, si pasoje, kam me shume se nje pike loti ne sy kur mendoj se koha ime ketu eshte drejt fundit dhe nje hap i ri ne karrieren time me pret.”

“Ne te njejten kohe ama, mezi po pres te filloj punen e re qe me pret te nje klub si Interi ne Itali, ku e ardhmja premton shume.”

“Gjyshi im ishte te Rote Erde per te pare futboll dhe menjehere pas hapjes se Westfalenstadion kishte nje abonim sezonal.”

“Te gjithe djemte e tij ishin te abonuar. Prandaj, une jam rritur si nje tifoz i Borussia Dortmund, kete nuk mund ta mohoj.”

“Por tashme gjithcka eshte e mbyllur dhe e sigurt: me pret nje detyre e re ne Milano dhe mezi po pres ta filloj ate.”

Zuber konsiderohet nje gjeni ne marketing, dhe ne 24 vite tek Borussia, ai ka qene nje faktor shume i rendesishem ne rritjen eksponenciale te gjermaneve.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.