Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

534 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta zbulon: “Asamoah i prish planet Interit? Ai ka vendosur qe ti tregoje Contes…”

Gazzetta zbulon: “Asamoah i prish planet Interit? Ai ka vendosur qe ti tregoje Contes…”
Inter Club Staff

Interi po punon shume per te shitur lojtaret qe jane jashte projektit te Contes por me sa duket, kjo po rezultatin dicka jo pak e lehte.

Nder keta lojtare eshte edhe Kwadow Asamoah, e ardhmja e te cilit mbetet e gjitha per tu deshifruar ne kete moment.

Ganezi eshte rekuperuar nga demtimi qe e ka kushtezuar shume rende ne sezonin e kaluar ku ka luajtur shume pak.

Ai ka nje kontrate ne skadence ne fund te ketij sezoni, por me sa duket, ka vendosur qe ti komplikoje jo pak planet Interit.

Sipas La Gazzetta dello Sport, Excellence Sport, agjencia qe perfaqeson interesat e lojtarit, “per momentin nuk i eshte pergjigjur aspak telefonatave te Interit”.

“Lojtari eshte ne skadence kontrate ne vitin 2021 dhe ka nje rroge teper te larte prej 3 milione eurosh ne sezon.”

“Conte nuk e do ne skuader, por Asamoah ka nje ide komplet tjeter me ate te tranjerit te Interit.”

“Ai deshiron qe ti tregoje Contes se ka cilesite e duhura per te qendruar dhe kerkon nje shans tjeter nga Antonio.”

“Duket dicka shume e veshtire qe kjo te ndodhe dhe nderkohe per Asamoah ka dy oferta: nje nga Serie A dhe nje nga nje kampionat tjeter ne Europe. Interi po shpreson te gjeje nje marreveshje para dates 5 tetor, date kur mbyllet dhe merkato.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.