Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

496 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta zbulon cdo gje: “Inter vendos cmimin e perfundimtar per Sensin: kush do te paguaje…”

Gazzetta zbulon cdo gje: “Inter vendos cmimin e perfundimtar per Sensin: kush do te paguaje…”
Inter Club Staff

Diten e sotme, La Gazzetta dello Sport ka bere nje analize per Stefano Sensin dhe per merkaton e ardhshme qe fillon ne daten 01 korrik zyrtarisht.

Pavarsisht se ai po demtohet shume shpejt dhe me demtimet e marra ai ka qendruar rreth shtate muaj jashte fushave, Interi eshte ne nje pozicion te veshtire.

Nderkohe, per lojtarin, Conte nuk eshte se ka besuar shume gjate sezonit por Roberto Mancini ka pasur besim te verber.

Por Interi ka nje problem tjeter: ne 2019 zikalterit e blene per 25 milione euro nga Sassuolo (5 milione huazimi dhe 20 milione e drejta e blerjes).

Nderkohe, vete lojtari ka nenshkruar nje kontrate me 2 milione euro deri ne 30 qershor 2024 qe eshte nje kontrate e rendesishme per te.

Por cili eshte cmimi per te cilin Interi do e shiste Stefano Sensin sot? Me sa duket, zikalterit kane percaktuar cmimin e shitjes se tij: 20 milione euro.

Cdo oferte poshte kesaj shifre as nuk do te merret parasysh. Kjo edhe sepse ai kaq peshon ne bilancin e Interit.

Por eshte shume e veshtire qe nje klub te vije dhe te paguaje kaq per te sot. Natyrisht qe ai tashme ka nje reputacion si nje lojtar me demtime te shumta dhe shume do te varet edhe nga Simone Inzaghi.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.