Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

983 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta zbulon: “Conte e ka kuptuar se cfare i mungon Eriksen: i ka kerkuar Marottes qe te beje nje tentative…”

Gazzetta zbulon: “Conte e ka kuptuar se cfare i mungon Eriksen: i ka kerkuar Marottes qe te beje nje tentative…”
Inter Club Staff

Inter ka shume zgjedhje ne skuader dhe tani Conte ka ‘problemin’ e zgjedhjes se titullareve. Me pak fjale, nje problem qe te gjithe do donin ta kishin. 

Mbi te gjitha ne mesfushe, kur me tre blerjet dhe rikthimet, tashme Conte ka shume lojtare ne dispozicion per te adaptuar per zgjedhje te ndryshme.

“Interi ka qene e edukuar te beje presing te mire dhe te forte. Tashme cdo gje mund te zgjidhet nga zgjedhjet e shumta qe ka Conte.”

“Ne Koln kishte vetem dy lojtare qe mund te benin tackle perkrah Brozovic: Barella dhe Gagliardini. Nderkohe te shtunen luajti Eriksen dhe jo Gagliardini.”

“Imazhi i Castrovillit qe futej ne zone pa shqetesimin e kroatit apo te danezit, e qe beri qe Fiorentina te barazonte 2-2, ishte nje tregues se Interit per Eriksen ne fushe i mungon nje lojtar tjeter.”

“Kante nuk do te ishte ndalur kurre dhe nuk do e kishte lene ne asnje moment Ribery te bente assist. Interit i duhet pikerisht nje si ai ne qender, per te mbuluar lehtesine e Eriksen si trekuartist.”

“Ideali ndoshta do te ishte Kante dhe ne fushe bashke me te dhe Eriksen njeri ndermjet Vidal dhe Barella.”

“Por te mos harrojme rastet kur Eriksen mund te ulet ne pankine dhe ata mund te luajne te tre me Hakimi dhe Young ne krah.”

“Por zgjidhjet jane te shumta edhe me 3-4-1-2: Barella dhe Sensi (Vidal) ne mesin e fushes me Eriksen me perpara, ose Barella, Brozovic, Gagliardini dhe Vidal trekuartist te terhequr.”

“Duket gjithesesi se Brozovic dhe Eriksen nuk jane aspak kompatibel me njeri-tjetrin e ne fushen e lojes.”

“Progresiv do te jete futja e Vidal ne skema qe do te sjelle peshe dhe sasi.”

“Ne sulm, LuLa nuk leviz, por edhe ideja qe ndonjehere te luaje Sanchez pas shpines se tyre ashtu si luan Gomez te Atalanta, nuk eshte nje ide e keqe”, analizon La Gazzetta dello Sport.

“Por edhe Conte e ka kuptuar se cfare i mungon Eriksen.”

“Prandaj i ka kerkuar Marottes nje tentative te fundit per Kante.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.