Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

247 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta zbulon: “Conte eshte nje manjak. Jo vetem video-stervitje por ja cfare ka bere tjeter ai.”

Gazzetta zbulon: “Conte eshte nje manjak. Jo vetem video-stervitje por ja cfare ka bere tjeter ai.”
Inter Club Staff

Rinisja e Serie A eshte tashme nje hipoteze qe po behet cdo dite e me shume konkrete dhe qe po sjell si pasoje rimodelimin e stervitjeve ne prag te hapjes se stervitjeve ne grup nga data 18 maj. 

Edicioni i perditshem i La Gazzetta dello Sport flet per kete dhe ndalet tek ajo qe ka bere Antonio Conte ne kete periudhe qendrimi shtepiak per lojtaret.

“Ne keto jave, ai ka mbrojtur punen e tij te deritanishme duke u kthyer ne nje manjak te vertete te kontrollit te stervitjeve: baza e rinisjes se gjithckaje ishin programet e personalizuara qe duhet te bazoheshin mbi te gjitha tek profesionalizmi i lojtareve por kjo per Conten nuk mjaftonte.”

Keshtu eshte shprehur Gazzetta e cila ka vazhduar edhe me tej. “Klubi i ka derguar cdo lojtari cyclette dhe tapis roulant nderkohe qe stafi i Pintus dhe Conte ndiqnin stervitjen e gjithesecilit live nepermjet platformes Zoom.

“Video-stervitjet i jepnin atyre mundesi qe te korigjonin cdo levizje te gabuar, te gjithe te sterviteshin por edhe qe te rrini ne kontakt me njeri-tjetrin si nje grup i vertete.”

“Mbi kete ka punuar personalisht tekniku qe nuk deshiron ti lere asgje rastesise.”

Por nese mendoni se ‘manjaku’ Conte do te ndalej me kaq, gaboheni rende sepse ai ka filluar edhe analizimin e thelle te te dhenave.

ANALIZA E TE DHENAVE –  Periudha e mos aktivitetit i ka dhene mundesi teknikut zikalter dhe stafit te tij qe te analizoje me perpikmeri statistikat dhe te dhenat e cdo lojtari gjate sezonit per te njohur me mire ‘materialin human’ qe ka ne dispizicion por edhe per te vendosur strategjite e merkatos se ardhshme, jo vetem per stervitjet.

Conte keshtu ka perdorur periudhen e ndaleses edhe per te pare edhe njehere te gjitha ndeshjet e kaluara dhe per te dale ne perfundimet e tij. Ne kete menyre ai ka menduar edhe zgjidhje te tjera teknike duke pare paraqitjet e lojtareve.

KARANTINA E CONTES – Tekniku zikalter ka ndenjur ne lagjen CityLife per katermbedhjete dite ne izolim vullnetar pasi Rugani doli pozitiv.

Ai ka vendosur te qendroje ne Milano edhe pas kesaj date duke vazhduar punen e tij ndermje analizimit te sezonit qe eshte zhvilluar dhe ndjekjes se perpikte te cdo stervitje te lojtareve nepermjet sistemit te vezhgimit te instaluar nga klubi ne dhomen e stervitjes se cdo lojtari.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.