Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

292 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta zbulon: “Conte eshte njeriu me i lumtur ne bote: dje pasi mori vesh lajmin se…”

Gazzetta zbulon: “Conte eshte njeriu me i lumtur ne bote: dje pasi mori vesh lajmin se…”
Inter Club Staff

Lajmi doli dje: Conmebol ka vendosur qe te shtyje ne nje date per tu vendosur te dy turnet e kualifikuesve se boterorit qe ishin ne program per 25 dhe 31 mars.

Tani do te kerkohet te gjendet nje dritare e re per te luajtur keto ndeshje, qe ishin nje shqetesim shume i madh per shume klube.

Po ne Milano, cfare ndodhi? Ata afer Contes tregojne se ka qene nje nga ato lajme qe e kane bere tranjerin te ndihet njeriu me i lumtur ne bote.

“Mund ta merrni me mend vete festen e Contes, pikerisht si nje gol i shenuar ne minuten e 90 te ndonje ndeshje te rendesishme.”

“Nuk eshte pak, jemi ne mes te kampionatit, dhe ai nuk do te privohet nga Lautaro, Vidal dhe Sanchez per dy jave me radhe dhe me rrezikun e Covid19 neper kembe.”

“Keshtu, nuk do te kete asnje udhetim transoqeanik per ne ameriken latine dhe lojtaret do te qendrojne ne Milano.”

“Por pertej Contes, ky eshte nje lajm i mire ne pergjithesi per Interin, sepse jemi ne fazen me te nxehtet te sezonit.”

“Lojtaret do te largoheshin pas ndeshjes Inter-Sassuolo dhe do te riktheheshin para ndeshjes Bologna-Inter.”

“Me pak fjale, duke llogaritur se ndeshja me Bolognan do te luhej ne daten 3 prill ne oren 20:45, amerikanolatinet do te kishin shume pak kohe per tu pergatitur. Nje dore nga qielli do te thoshte dikush tjeter.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.