
Gazzetta zbulon: “Conte ka kerkuar menjehere nga Marotta qe te filloje kontaktet menjehere qe tani per…”
Dy golat e shenuar nga Gervinho kane nje shije shume te hidhur. Kjo sepse eshte e paevitueshme qe zikalterit te mos merziten kur kane qene afer lojtarit ne ditet e fundit te merkatos me shume se kurre.
Gjithesesi, edhe me pare Interi e ka kerkuar ate: hera e pare ka qene ne 2019, por as atehere nuk u be dot gje.
Ndersa hera e dyte, ka qene pikerisht kete vere: “Ideja ishte qe te sigurohej nje arme me shume per te zhbllokuar ndeshje me nje lojtar te shpejte si ai.”
“Interi vuri ne dispozicion te Parmes kartonin e Andrea Pinamontit, por kishte shume pak kohe ne dispozicion dhe Parma ka preferuar qe te mbaje nje pozicion absolutisht korrekt ne ate moment.”
“Ata donin te pakten 7-8 milione euro per lojtarin dhe kane rezistuar”, zbulon Alfredo Pedulla per Gazzetta.it dhe vazhdon edhe me tej.
“Sulmuesi i Parmes gjithesesi mund te transferohet vertete tek Interi. Nuk e dime ende nese Gervinho do te mbetet nje objektiv kryesor ne janar, por ai me siguri eshte nje nga te preferuarit e Contes.”
“E dime nderkohe, qe Interi e ka pergatitur shume keq tratativen per lojtarin nga Bregu i Fildishte, duke pare se e nisi shume vone, vetem ne oret e fundit kete negociate.”
“Nderkohe, gjate ndeshjes Interi gaboi shume me mbulimin e tij, ku linja e mbrojtjes e mbajti ne pozicion te rregullt te te dy golat lojtarin.”