Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

428 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta zbulon: “Conte ka vendosur gjithcka qe sot: ja formacioni titullar i Interit ndaj Parmes.”

Gazzetta zbulon: “Conte ka vendosur gjithcka qe sot: ja formacioni titullar i Interit ndaj Parmes.”
Inter Club Staff

Interi po afrohet ne momentin e saj kyc te kampionatit, ku zikalterit do tentojne te mbajne distancen nga ndjekesit e tyre.

Edhe pse nuk ka asnje mungese per ndeshjen ndaj Parmes, duket se Conte nuk do i mbylle syte aspak per lojtaret ne rrezik kartonash.

Ai do te hedhe ne fushe Interin me te mire te mundshem, duke mos pyetur keshtu per asnje rrezik per ndeshjen ndaj Atalantes.

Keshtu, neser ndaj Parmes, nuk do te heqe dore as nga Bastoni, as nga Brozovic, as nga Barella dhe as nga Lukaku. Edhe pse nje karton i tyre do te thote se do te mungojne ndaj Atalantes.

Ne fushe keshtu do te zbrese Interi me i mire i mundshem, skuadra qe ofron garanci me te medha ne kete moment, edhe pse disa balotazhe jane ne kembe.

Sipas asaj qe thote e perditshmja Italiane, Conte po e mendon futjen e Sanchez nga minuta e pare, per te lene pak pushim Lautaron. E njejta gje ndoshta edhe per Vidal, qe ka Eriksen perballe tij favorit.

Por kujdes, nese do te luaje Arturo Vidal, ne stol nuk do te ulej Eriksen por Marcelo Brozovic.

Nderkohe, formacioni i mundshem i Interit eshte ky:

FORMACIONI I MUNDSHEM (3-5-2): Handanovic; Skriniar, De Vrij, Bastoni; Hakimi, Barella, Brozovic, Eriksen, Perisic; Sanchez, Lukaku.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.