Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,216 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta zbulon: “Correa dhe gabimi i ‘tmerrshem’ kete vere nga ana e Inzaghit: ai tha direkt jo kur…”

Gazzetta zbulon: “Correa dhe gabimi i ‘tmerrshem’ kete vere nga ana e Inzaghit: ai tha direkt jo kur…”
Inter Club Staff

“Mister 31 milione euro” eshte nje etikete antipatike. Por Joaquin Correa po e ka shume te veshtire ta heqe nga qafa sepse me ndeshjet qe ka bere, nuk eshte aspak ne lartesine e investimit.

Pritshmerite per te kane qene teper te larta. Perkundrazi, jane ende shume te larta, por deri me tani… asgjeja.

Mbi te gjitha, per te, Simone Inzaghi eshte sponsori kryesor, sepse ai e ka kerkuar me ngulm pas largimit te Lukakut dhe e ka mbrojtur perballe cdo kritike sezonin e shkuar dhe kete sezon.

Tekniku per te ka vendosur i pari fytyren, por pergjigja e lojtarit nuk ka qene asnjehere pozitive”, shkruan La Gazzetta dello Sport, e cila zbulon edhe detaje te tjera.

Kujdes, sepse ka edhe nje prapaskene nga merkato: “Nuk jane vetem ato 31 milione euro qe peshojne mbi koken e Correa”.

“Po, sepse pak muaj me pare, gjate qershorit dhe korrikut, Inter kishte ne duar Dybala dhe marreveshja me te ishte arritur”.

“Me pas erdhi Lukaku dhe e njohim historine. Por jo te gjithen, sepse me sa duket, me shitjen e Sanchez dhe Correa, Inter mund te merrte perseri Dybala”.

“Per Correa dicka nga Premier League ishte levizur, me West Ham qe kishte kerkuar informacione. Por pikerisht ne kete moment Inzaghi ka thene jo: Correa nuk duhet te levize”.

“Sipas Inzaghit, Dybala nuk kishte sigurine e duhur fizike per te hequr dore nga dy lojtare vetem per te marre ate. E tani i takon Tucu Correa te beje maksimumin per te shpaguar edhe tranjerin qe e deshi tek Inter me ngulm dhe e mbajti tek Inter me ngulm”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.