Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

856 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta zbulon: “De Vrij dje i nevrikosur si asnjehere me pare ndaj shokeve ne fushe. Por te mos e marre kaq seriozisht…”

Gazzetta zbulon: “De Vrij dje i nevrikosur si asnjehere me pare ndaj shokeve ne fushe. Por te mos e marre kaq seriozisht…”
Inter Club Staff

Ai me siguri ka qene nje nga blerjet me te mira te Interit ne merkaton e veres.

Po flasim per Stefan De Vrij, hollandezin qe ka shkelqyer me Lazion per vite me radhe ne Serie A dhe tashme te njejten gje po ben edhe me skuadren e tij te re, Interin.

Sa here ai ka qene ne fushe, Interi ka luajtur shume mire prapa dhe mesfushoret kane pasur me pak pune ne ndertimin e lojes sepse sic ka thene edhe Spalletti kohe me pare:

“De Vrij eshte regjizori i terhequr i Interit sepse di shume mire te ndertoje qe nga mbrojtja”.

Kjo eshte nje cilesi shume e vecnate e De Vrij dhe ai eshte nder me te miret per kete ne Serie A per te mos thene qe eshte me i miri.

Por dje De Vrij ka bere nje tjeter ndeshje te shkelqyer me bluzen zikalter. Zakonisht ai qe shkelqen eshte Milan Skriniar, por ata te dy dje kane qene me te vertete super.

Ajo qe ra ne sy ishte si gjithmone aftesia e tij per te ndertuar sakte dhe me precizion. Hollandezi zor se gabon nje pasim, nje kontroll apo nje pasim te shkurter apo te gjate.

Por Gazzetta zbulon ne rreshtat e saj sot se De Vrij ka qene jo pak here i nevrikosur me shoket e skuadres: hollandezi nuk duron dot ku i dergojne topa te piset qe jane te veshtire per tu kontrolluar ne mbrojtje apo pasime te pasakta.

Por pas kesaj, Gazzetta dello Sport shkruan duke e keshilluar De Vrij:

“Te mos i jape shume rendesi kesaj dhe te mos e marre personale. Jo te gjithe kane dale nga shkolla hollandeze e futbollit ku nje mbrojtesi i mesohet edhe si te ndertoje e jo vetem te mbroje. Jo te gjithe jane aq gjakftohte si ai ne mbrojtje.”

Natyrisht qe nervat e De Vrij jane theksuar nga Gazzetta si nerva loje sepse ai ne fushe eshte gjithmone shume kerkues dhe perfeksionist. Me te ne fushe, Interi eshte me te vertete shume me i forte sidomos ne fazen e ndertimit te lojes.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.