Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

311 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta zbulon: “Doni te dini cfare formacioni po mendon Inzaghi per Juventusin? Nga minuta e pare…”

Gazzetta zbulon: “Doni te dini cfare formacioni po mendon Inzaghi per Juventusin? Nga minuta e pare…”
Inter Club Staff

Pas 3-1 ndaj Sheriff qe ka sjelle qetesi ne shtepine zikalter por edhe tre piket, tani eshte momenti per te menduar per Juventusin.

Gjithesesi, Interi ka shume rruge drejt atij nivelit maksimal qe eshte pare ne sezonin e shkuar dhe qe kete sezon nuk eshte arritur ende.

Nje teme e rendesishme eshte edhe fakti se Interi peson shume nderkohe qe shenon shume: skuadra po kerkon ekuilibrin.

Duke qene se Juventusi eshte nje skuader qe mbron mire dhe kete gje e tregojne edhe rezultatet e fundit, skuadra zikalter duhet te tregohet shume e kujdesshme me kundersulmet.

La Gazzetta dello Sport analizon fjalet e Inzaghit dhe deshiren e tij per te gjetur nje rruge te mesme ku skuadra nuk duhet te rrezikoje kaq shume prapa.

“Te marten dicka u pa, por gjithmone pas 3-1, kur skuadra kundershtare ishte me e lodhur, Interi nuk rrezikoi asgje prapa.”

“Pikepyetjet duhet te ngrihen per momentin kur ndeshja ishte me rezultatin 1-1 ose edhe 1-0, ku Interi rrezikoi disa kundersulme te frikshme.”

“Interi qe ne kete fillim sezoni eshte pare si nje skuader qe deshiron te ece tere kohes me 100 kilometra ne ore.”

“Nje skuader qe deshiron te shenoje sa me shume, edhe kur rezultati eshte i sigurt. Sulmi nuk duhet te ndalet kurre.”

“Nderkohe, tranjeri po mundohet te gjeje nje zgjidhje, sepse kjo sjellje shume sulmuese ka sjelle qe shpesh here zikalterit te pesojne shume.”

“Kete gje e kane vene ne dukje edhe vete lojtaret qe po kerkojne te kene me shume ekuiliber prapa ne mbrojtje.”

“Po ndaj Juventusit cfare duhet te presim? Me siguri, duhet te presim disa ndryshime thelbesore ne formacion.”

“I pari qe do te rikthehet ne mesin e titullareve eshte Darmian, i cili do te zere vendin e Denzel Dumfries.”

“Nderkohe, ne te majte prapa do te luaje Bastoni. Ne mesfushe ka balotazh te forte ndermjet Vidal qe ka luajtur shume mire dhe Calhanoglu.”

“Formacioni i mundshem sot per sot eshte ky: Handanovic, Bastoni, De Vrij, Skriniar, Perisic, Vidal, Brozovic, Barella, Darmian, Dzeko dhe Lautaro.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.