Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

464 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta zbulon: “E keni menduar ndonjehere? A e dini cfare do te thote per Interin te kaloje grupet ne Champions?”

Gazzetta zbulon: “E keni menduar ndonjehere? A e dini cfare do te thote per Interin te kaloje grupet ne Champions?”
Inter Club Staff

“Dhjete vite me pare, Simone Inzaghi i shpjegonte lojtareve te tij te moshave U15 te Lazios se si duhet te leviznin ne fushe, si duhet te pasonin, e gjera si keto.”

“Ne ate kohe, Claudio Ranieri provonte te rregullonte problemet qe Gian Piero Gasperini kishte lene tek Interi.”

“Nderkohe, Lautaro Martinez kishte ne dhome nje poster te Radamel Falcao dhe enderronte Europen, ku mbase nje dite do te mund te luante.”

“Ka vetem nje lojtar qe nga ajo 2011-2012 eshte ende tek Interi: Andrea Ranocchia. Vlen per te, vlen per te gjithe: sot ne San Siro do te kalojne 10 vite perpara syve, 10 vite pa kaluar grupet ne Champions.”

Kete e kujton La Gazzetta dello Sport, e cila ne diten e ndeshejs se rendesishme ndaj Shakhtar, tregon ate qe po ndodh.

Hera e fundit ka qene kur 10 vite me pare Interi u ndalua nga Marseille ne raundin tjeter pas grupeve te Champions.

Inzaghi nderkohe, mund te arrije dicka qe ka deshtuar edhe Spalletti ne fillim, por me pas edhe Antonio Conte.

“Per nje klub qe deshiron te kete vizibilitet me te madh, me objektivin per te gjetur sponsora te rinj, te shkosh ne shkur per te luajtur nje tjeter ndeshje te rendesishme Championsi, eshte shume e rendesishme.”

“Por kujdes aspektin ekonomik: te henen Inter do te tregoje te dhenat e konomike per tre mujorin e saj dhe do te krijohet nje ide se cfare behet.”

“Gjithesesi, ato shifra te sezonit te kaluar me -245 milione euro humbje jane ne mendjen e te gjitheve dhe Inter po mundohet te ngrihet.”

“Por cfare do te thote per Interin te kaloje turin tani? Do te thote oksigjen, plus 20 milione euro me shume nuk jane pak.”

“Pikerisht kjo eshte shifra qe do te perfitoje klubi zikalter me shume nese arrin ne turin tjeter te Champions League.”

“Por pertej shifrave ekonomike, nje skuader qe ecen ne Champions eshte nje skuader qe frikeson edhe ne Serie A me pas.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.