Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

419 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta zbulon ‘gafen’ e radhes te Interit ne merkato: “Ka humbur nje talent tjeter si Zaniolo: behet fjale per mbrojtesin e Cagliarit, Zappa.”

Gazzetta zbulon ‘gafen’ e radhes te Interit ne merkato: “Ka humbur nje talent tjeter si Zaniolo: behet fjale per mbrojtesin e Cagliarit, Zappa.”
Inter Club Staff

Gabriele Zappa eshte nje nga emrat e rinj me te perfolur te kampionatit italian: mbrojtesi i krahut, i lindur ne 1999, eshte rritur ne sektorin e te rinjve tek Interi.

Pas nje sezoni teper pozitiv me Pescaren ne Serie B, ai po konfirmohet tek Cagliari ne Serie A aq shume sa eshte therritur edhe ne Under 21 Italian.

Gjithesesi, perreth tij jane interesuar shume skuadra, sepse paraqitjet qe ka bere kane qene interesante.

Te dielen, ashtu si shkruan La Gazzetta dello Sport, ai do te kete perballe edhe te kaluaren e tij, Interin.

“Te dielen rigjen perballe Interin, skuadren ku eshte rritur. Ai nuk u preferua nga zikalterit sepse te Primavera preferonin dike tjeter ne krahun e tij, Federico Valietti.”

MARREVESHJA E CAGLIARIT – “Ne veren e 2019 ai perfundon te Pescara ne operacionin Gravillion, nje mbrojtes qe Interi (duke e vleresuar 10 milione euro), e ka marre nga abruzzeset per ta derguar me pas te Lorient ne France.

Zappa ka treguar karakter me Pescaren ne Serbe B dhe ka bere nje kampionat te mire me tre tranjere te ndryshem: Zauri, Legrottaglie dhe Sottil.

Shenon kater gola dhe nga keto, kater i ka shenuar me Legrottaglie ne pankine qe e shikonte me shume si sulmues krahu se sa mbrojtes.

Giulini e ka blere per vetem tre milione e gjysem. Por mund te thuhet pa frike, se ka bere nje operacion te madh.

Kjo sepse ai sot vlen te pakten 10 milione. E te mire informuarit thone se Roberto Mancini eshte gati qe te beje hapin e madh dhe ta therrase ne Coverciano per te luajtur me Kombetaren e per ta provuar.

KARAKTERISTIKA PREJ LOJTARI TE CONTES – “Ai ne mbrojtje e ka pak te veshtire, por po rritet me shpejtesi.”

“Por ne fazen e zoterimit te topit eshte shpesh here i papermbajtshem. Mund te beje si mbrojtesin e krahut me kater, por edhe ate te lojtarit te krahut ne nje 3-5-2.”

“Eshte e veshtire qe te kapet. Zappa tek Interi ka qene, por nuk ja ka dale dot dhe zikalterit e kane lene te largohet si nje lojtar cfaredo.”

“Por per tu rikthyer te klubi i endrrave te tij, ai do duhet te beje nje super sezon. Bazat jane. E nje si ai Contes nuk do i vinte aspak keq ta kishte ne skuader.”

“Por shija e hidhur e nje operacioni te ngjashem me ate te Zaniolos tek Interi ka mbetur: zikalterit nuk duhet ta falnin ne ate menyre Zappan…”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.