Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

398 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta zbulon gjithcka: “Askush ne Europe si puna e Interit: duket e pabesueshme por zikalterit kane…”

Gazzetta zbulon gjithcka: “Askush ne Europe si puna e Interit: duket e pabesueshme por zikalterit kane…”
Inter Club Staff

Nje e dhene shume ekzaltuese: ne dy muajt e fundit, vetem Hernani ka arritur ti shenoje nje gol Interit me aksion.

Perpara se te ndodhte kjo gje nga mesfushori i Parmes, goli i fundit i pesuar nga Interi me aksion ishte ai gol i Pellegrinit ne 10 janarin e shkuar.

Me pas, ka ardhur vetem goli i Milinkovic-Savic me devijim nga goditja e denimit. Gol jo nga aksioni ky.

Nderkohe, ashtu si kujton La Gazzetta dello Sport, per Interin kane ardhur plot shtate clean-sheet ne nente ndeshjet e fundit, dy gola vetem te pesuar ne faze ne dyte per Interin.

“Asnje skuader ne Europe nuk ka bere me mire se skuadra e vendit te pare ne Serie A, dicka e jashtezakonshme kjo.”

“Por eshte edhe nje e dhene tjeter shume e bukur, qe tregon se ne 2021 ne Europe, vetem Lille dhe Reims ne Ligue 1 kane pesuar me pak gola nga brenda zones se rreptesise. Prandaj flitet kaq shume per kete “Fort Inter”.

“A eshte kjo receta fituese?”, pyet nder te tjera La Gazzetta dello Sport e cila kthehet shume prapa ne kohe per te treguar nje ngjarje.

Ishte ndeshja me Real Madrid, ajo e humbur ne shtepi ne 25 nentor. Qe prej ati momenti, Interi eshte kthyer ne nje bllok graniti shume i veshtire per tu mundur per kundershtaret.

Merite kjo edhe e mesimeve te Contes, mesime qe kane pasur bekimin e gjithe skuadres se pare.

Te gjithe jane vene ne dispozicion te teknikut. E keshtu Eriksen ka treguar se ka kapacitet per te mbrojtur edhe me mbulim korrekt te hapsirave.

Jane rritur nder te tjera Hakimi dhe Perisic ne krah, dhe tre mbrojtesit kane vajisur mekanizmat e tyre e Handanovic ka filluar te prese si ne momentet e tij prime.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.