Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

499 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

GDS zbulon gjithcka: “Inter dhe Milan zgjedhin projektin e stadiumit perfundimisht: ja sa do te jete kapaciteti!

GDS zbulon gjithcka: “Inter dhe Milan zgjedhin projektin e stadiumit perfundimisht: ja sa do te jete kapaciteti!
Inter Club Staff

Eshte shume afer zyrtarizimi i projektit te stadiumit te ri te Interit dhe Milanit. Kete gje e tregon sot La Gazzetta dello Sport.

Ata jane futur ne detaje dhe kane treguar keshtu se kush e ka fituar garen per projektin e tempullit te ri te Milanos.

“Me sa duket e ka fituar kete gare studio amerikane Populous, qe ka modeluar impiantin ne idene e nje ‘Katedraleje’.

Eshte mundur keshtu konkurenca e Manica-Sportium. Brenda krishtlindjes do te vije edhe zyrtarizimi i gjithckaje.

Zikalterit dhe Milani do te luajne ndeshjet e para ne shtepi duke filluar nga viti 2027 nese cdo gje shkon sipas programit.

“Zgjedhja e Populous tregon nje vendosmeri te madhe. Ata jane zbuluar si projekt ne 2019 dhe Katedralja, ashtu si duket edhe ne render, nje pamje madheshtore.”

“Eshte nje stadium qe nuk eshte pare kurre me pare dhe i pergjigjet edhe vullnetit te klubeve per te pasur ne duar nje projekt vertete modern.”

“Nga 80 mije spektatoret qe ka Meazza sot, stadiumi i ri do te kaloje ne 65 mije spektatore maksimumi ne cdo ndeshje.”

“Nje zgjedhje e vendosur kjo tashme, por do te kete shume me shume vende executive ne krahasim me tani, duke rritur ndjeshem te ardhurat.”

“Llogaritet se ne 2027, Inter dhe Milan mund te fitojne nga stadiumi rreth 80 milione euro per koke ne sezon.”

“Do te kete nje galeri qe do te jete perreth Katedrales dhe qe do te jete e hapur 365 dite ne vit per ta bere eksperiencen unike.”

“Fale shume instalacioneve teknologjike, stadiumi do te behet zikalter edhe kuqezi ne baze te ndeshjes dhe skuadres qe do te luaje.”

“Normalisht, do te kete edhe shume panele diellore, duke e bere kete zone nje zone shume ekologjike ne Itali dhe Europe.”

“Te gjitha keto jane menduar ne detaje nga Inter dhe Milan qe do te arrine te kene keshtu stadiumin me teknologjik ne bote ne 2026.”

“Normalisht, deri atehere do te kete shume rruge per te bere, por Inter dhe Milan duken vertete te vendosura kesaj radhe.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.