Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

394 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta zbulon gjithcka: “Inter dhe prapaskena e daljes nga Super League: ishte klubi i vetem qe…”

Gazzetta zbulon gjithcka: “Inter dhe prapaskena e daljes nga Super League: ishte klubi i vetem qe…”
Inter Club Staff

La Gazzetta dello Sport eshte rikthyer tek Super League dhe eshte munduar te tregoje rolin e Interit dhe Steven Zhang.

Sipas tyre, kontaktet e para kane filluar ne muajin janar, me numrin nje kinez qe ka folur nga distanca me Agnellin dhe Florentinon.

Ashtu si shpjegon e perditshmja, Zhang nuk e ka terhequr asnjehere grupin pas vetes, por “ne kete karro ka hipur me deshire, i stimuluar nga ideja e ndryshimit”.

Por ka qene shume e veshtire mundesia qe sistemi i futbollit te ndryshoje kaq shume ne nje kohe kaq te shkurter.

Edhe pse deshira dhe nevoja financiare ka qene shume e madhe, strategjia duket se ka qene e gabuar duke bere qe te deshtoje gjithcka.

“Por cfare ndodhi me Interin diten e djeshme? Ashtu si hipi ne karro pa problem, Interi zbriti nga karro e para nga italiane.”

“Ishte Steven Zhang i lidhur, ne mbledhjen e se martes ne darke, kur 12 klubet po vendosnin si te dilnin nga ky tunel.”

“Presidenti i Interit ishte i lidhur edhe me drejtuesit e Interit ne Itali per te kuptuar se cfare ajri po thithej ne Milanon zikalter.”

“Keshtu, menjehere pas anglezeve, Zhang ka ngritur doren dhe ka thene boll me. Prapaskena eshte te nje komunikate e Interit me dy fytyra.”

“E para ka qene nje deklarate zyrtare e dhene per Ansa ne oren 1.18 te mengjesit ndermjet nates se te martes dhe mengjesit te merkures, ku flitej per idene per te mos e vazhduar me kete projekt.

Por me pas ka dale edhe nje komunikate zyrtare, diten e djeshme ne mengjes. Motivi? Klubi zikalter ka dashur te respektoje “paktin e pritjes” me skuadrat e tjera.”

“Por nga ana tjeter ka dashur te tregoje menjehere pozicionin e saj, duke u distancuar nga Agnelli dhe Milani dhe duke ndjekur modelin anglez.”

“Menaxhimi zikalter natyrisht e dinte se cfare po ndodhte me Super League, por asnje nga drejtuesit nuk e kishte imagjinuar se ishin kaq te avancuara punimet per te.”

“Marotta diten e neserme do te vere ne diskutim edhe mandatin e tij si Keshilltar Federal dhe do te jape doreheqjen nese shumica pranon.”

“Kjo gje do te ndodhe pikerisht ne ditet kur Zhang do te rikthehet ne Itali: pa Superligen, por me Skudeton. Mund te mjaftoje, edhe pse sjell me pak para?”, e mbyll shkrimin e saj La Gazzetta dello Sport.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.